Categories Teknologji

Samsung zbulon datën e debutimit të Galaxy S11

Të shtunën Samsung bëri të ditur se aktiviteti tradicional Unpacked do të mbahet më 11 Shkurt ku kompania pritet të prezantojë smartfonët flagship Galaxy S. Telefonët që do të pasojnë seritë Galaxy S10 në 2019-ën sipas spekulimeve nuk do të quhen Galaxy S11 por Galaxy S20.= Gjithashtu është përfolur se Samsung do të zbulojë telefonin e ri me palosje krahas atij Galaxy S.

Videoja e publikuar nga Samsung në rrjetin social Twitter nuk thotë shumë. Spekulimet rreth Galaxy S sugjerojnë një përditësim të zakonshëm të dizajnit krahasuar me modelin Galaxy S10 me përjashtim të kamerës e cila do të bëjë hapa përpara falë sensorit 108-megapiksel.

Gjithashtu pritet që telefonët e ardhshëm Galaxy S të kenë konektivitet 5G duke qenë se vinë me çipin Snapdragon 865 i cili mbështet 5G. Gjenerata aktuale e Galaxy S10 vjen me variante me 5G dhe pa 5G. Gjithësesi na ndan afro një muaj nga zbulimi i të gjitha detajeve të flagshipit të Samsung.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME