Categories Lajme

Gruaja me tre të mitur lihet pa ndihmë ekonomike

Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një nëne të divorcuar me tre fëmijë, e cila nuk merr ndihmë ekonomike sepse punonjësja e ndihmës ekonomike e ka parë që i jep makinës. Albina Ifthimiu e divorcuar që në vitin 2021, jeton në shtëpinë e prindërve bashkë me tre fëmijët e saj 8, 5 dhe 2 vjeç.

Dhe që në kohën kur u divorcua aplikoi për ndihmë ekonomike, por punonjësja deklaron për të se ajo fsheh të ardhurat, shtëpinë që ka me ish-bashkëshortin dhe një makinë.

Punonjësja më sorollat, më ka parë që i jap makinës dhe më thotë që është e imja, unë nuk kam makinë, jetoj te mami dhe kur ajo ka verifikuar ka rezultuar se nuk jetoj në shtëpinë e ish-bashkëshortit”, thotë Albina.

Në regjistrimet që Fiksi transmetoi punonjësja e ndihmës ekonomike, Evisa Pepa, i thotë që e ka parë që i jep makinës. Gjithashtu edhe pse e pranon që gjatë verifikimit nëna me tre fëmijët ka rezultuar se jeton tek e ëma e saj, ajo mendon se Albina jeton tek shtëpia e ish bashkëshortit. Madje ajo nuk nguron që bashkë me administratorin e Njësisë Administrative Fier – Shegan të ngrenë dyshime se çifti nuk janë të divorcuar edhe pse kanë një vendim gjykate.

Ndërkohë, në Bashkinë Lushnje dhe Shërbimin Social Rajonal Fier, qytetares i thuhet se hedhjen në sistem të të dhënave e bën punonjësja e njësisë administrative.

Kështu qytetarja nuk mund ta marri ndihmën ekonomike sepse punonjësja mendon se ajo fsheh të ardhurat. Gazetarët e Fiksit takuan punonjësen Pepa e cila mohon që qytetarja i ka treguar se është bashkëpronare te ish burri, dhe këmbëngul se e sheh shpesh me makinë nëpër fshat ndaj edhe nuk e përfiton ndihmë ekonomike.

Në verifikime, Albina nuk rezulton pronare e asnjë automjeti dhe i ka thënë edhe punonjëses së makina në të cilën e ka parë ka qenë e nja të afërmi të saj, por punonjësja shokon me përgjigjen e saj “Unë mendoj që është e jotja se kushëriri nuk ta huazon disa herë që unë të kam parë”. Edhe për supozimet se denoncuesja mund të jetojë në shtëpinë e ish-bashkëshortit, kjo e fundit i ka radhitur arsyet se pse nuk mund të jetojë aty, por që nuk kanë qenë bindëse për punonjësen.

Ajo e mbyll fjalinë duke thënë që ajo të ankohet më lart. Ndërkohë që punonjësja mendon shumë gjëra në lidhje me denoncuesen, asnjëra nuk është e provuar, përveç faktit se Albina dhe tre fëmijët e saj janë përjashtuar nga e drejta për ndihmë ekonomike si dhe nga aplikimi për të për një vit./Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME