Tanzilya Bisembeyeva, e konsideruar si gruaja më e vjetër në Rusi, ka ndërruar jetë në moshën 123-vjeçare. Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar familjarët e Bisembeyevas dhe zyrtarët lokalë më 30 tetor të kenë thënë se ajo ka vdekur javën e kaluar dhe është varrosur më 26 tetor në fshatin e saj, në afërsi të kufirit me Rusisë dhe Kazakistanit, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Dokumentet zyrtare thonë se Bisembeyeva, me etni kazake, ka lindur më 14 mars të vitit 1896. Ajo ka pasur tre djem, 10 nipër, 13 stër-nipër, dhe dy stër-stër nipër. Më 2016, Bisembeyeva është shtuar zyrtarisht në Librin Rus të Rekordeve Botërore si personi më i vjetër në botë. Mirëpo ai pretendim nuk është konfirmuar kurrë nga subjektet ndërkombëtare.