Categories Lajme

Gruaja u ‘largua nga jeta’ në Infektiv, reagon MSH

MSH ka reaguar lidhur me gruan që humbi jetën në spitalin Infektiv, ndërsa thotë se ajo ka qenë asimptomatike nga Covid 19. Sipas MSH, 81-vjeçarja vuante nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes). Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka vdèkje nga COVID19, 81 vjeçarja ishte asimptomatike, ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve. Ministria e Shëndetësisë informon se, referuar shërbimit infektiv, një 81 vjeçare ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore. E moshuara, sipas këtij shërbimi, ishte asimptomatike për Covid19.

81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma. Mësohet se gruaja ka qenë një prej pacienteve që e ka marrë virusin në repartin e sëmundjeve të brendshme, pas shpërthimit që pati virusi atje, me infektimin fillestar të një infermiereje. Gruaja që ka ndërruar sot jetë ka edhe burrin të shtruar në Infektiv.

Ka pasur disa pacientë që kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv dhe nuk janë klasifikuar si vdekje Covid, me pretendimin se kanë qenë bartës por asimptomatik ndaj sëmundjes. Dita e sotme ka shënuar dhe numrin më të lartë të rasteve me Covid 19 në vendin tonë, plot 42 të tilla, ndërsa janë regjistruar dhe 9 raste të reja shtrimesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME