Categories Showbiz

Rudina Dembacaj ka qenë kaq e shëndoshë?! Rrëfen sekretin e humbjes së kilogramëve

Rudina Dembacaj është një nga personazhet më prezentë në lajmet e shoëbizit, edhe për shkak të lidhjes së saj me Mark Frrokun. Ajo tashmë shfaqet gjithmonë elegante por dikur ka qenë shumë e shëndoshë, aq sa këtë fakt e vuante e gjithë familja. “Mami më thoshtë ‘ne do hamë darkë, ti mos hajde, se je bërë si lopë.’ Motra (stiliste) nuk më vishte dot siҫ donte… Gati të gjithë e vuanin faktin që unë isha e shëndoshë, përveҫ meje…”, ka treguar Rudina teksa ka zbuluar se ka hequr dorë nga birra dhe fast food-et.

“Kur isha e shëndoshë, më pëlqente shumë birra dhe e vija mbi bark…” Po ashtu, brumrat, picat dhe fast food-et i eliminoi nga dieta: “Për dy muaj isha e transformuar, sepse nga një boom kalorish, unë i përgjysmova. U bëra doktor i vetes, por duhet një vullnet i hekurt, sepse mua më pëlqente dhe alkooli. Tani, maksimumi im është vetëm një gotë verë, ndërsa kur isha e shëndoshë, pija si kamionist. Një gjë që e motivoi edhe më shumë ishte reagimi i njerëzve: “Shikoja reagimet e njerëzve, më motivoi shumë kjo gjë. Nuk i kisha më këmbët si sasiҫe, kisha një vetëbesim edhe më të madh. Për dy muaj nuk ia besova askujt se kisha hyrë në dietë. Më vonë, fillova dalëngadalë edhe palestrën, derisa humba 35 kilogramë për një kohë afër 3-vjeҫare”, ka treguar Rudina.

NGA ÇFARË HOQI DORË RUDINA DHE ÇFARË NISI TË BËNTE

– Hoqa dorë nga ushqimet e gatshme. Mami më mësoi që ҫdo fundjavë ta përgatisja vetë ushqimin. Bëja shpenzimet e javës me fruta dhe perime dhe i lija gjysmë të gatshme.

– Haja supëra nga më të ndryshmet dhe supersallata. Dreka ishte krejtësisht normale, me perime të larmishme.

– Nuk njihja më parë avokadon, por zbulova se ishte një prej frutave më të shëndetshme.

– Eliminova ҫdo lloj pije me gaz dhe alkoolike, si dhe kripën e tepërt (mua më pëlqejnë shumë turshitë, por edhe kripa e tepërt është si sheqeri.)

– Bëra ca truke të vogla, por nuk lashë asgjë jashtë dietës. Sekreti për rezultatin është zvogëlimi i porcioneve.

– Edhe palestra ka luajtur një rol të rëndësishëm. 3 herë në javë dy orë. Dhe në fund të të gjitha veglave, ushtrime kardio.

– Pas tre muajsh, pata një rezultat befasues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME