Categories Lajme

Grupet e mbrojtjes së natyrës: Aeroporti i Vlorës rrezikon zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë

Grupet e mbrojtjes së natyrës i kanë apeluar qeverisë së Shqipërisë ta anulojë vendimin për ndërtimin e aeroportit, që sipas tyre, do të dëmtonte rëndë ligatinat në perëndim të vendit.

Një koalicion i 37 organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare tërheq vëmendjen, se ndërtimi i aeroportit pranë zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë “mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në ekosistemin e strehës së shumë llojeve të zogjve.” Qeveria ka lancuar një tender ndërkombëtar për ndërtimin e aeroportit të Vlorës 140 km në jugperëndim të Tiranës në vlerën 86 milionë Euro.

“Një investim i tillë do të shkaktojë zhvillime të pakontrolluara dhe dëme të pakthyeshme të vlerave dhe burimeve natyrore të kësaj zone”, theksohet në deklaratën e koalicionit të organizatave mbrojtëse të natyrës.

Laguna e Nartës dhe zonat rreth saj përfshijnë mbi 19.000 hektarë sipërfaqe, një zonë kjo që është më e madhja dhe më e rëndësishmja sa i përket ekosistemit të ligatinave në hapësirën e Mesdheut, e njohur si një zonë kyç e biodiversitetit me mbi 200 lloje shpendësh si pelikani, çafka, pulëbardha dhe flamingo.

Duke iu referuar zyrtarëve lokalë si dhe banorëve të zonës, qetësia e krijuar për shkak të masave kufizuese prej koronavirusit ka bërë që të vërehet një rritje e popullsisë së flamingove në Lagunën e Nartës në rreth 3000 syresh. Kjo tregon, se laguna është një terren i përshtatshëm për mbarështimin e shpendëve.

Organizatat e mjedisit thonë, se konstruktime të tilla në këtë zonë bien ndesh me konventat që ka nënshkruar Shqipëria. Koalicioni i organizatave të mbrojtjes së natyrës i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, që ta anulojë ndërtimin e aeroportit, sepse kjo mund të shkatërrojë mjedisin e zonës duke shkaktuar zhvendosjen e shumë specieve. Grupi paraljamëron, se fluturimi i avionëve në këtë hapësirë mund të “ketë pasoja tragjike” për shkak të përplasjeve me një numër të madh të shpendëve./Deutsche Welle

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME