Categories Lajme

Yuri Kim reagon pas deklaratës së Ramës: Partitë të pastrojnë listat nga të inkriminuarit

Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim i ka kthyer një përgjigje të shkurtër, por të qartë kryeministrit Edi Rama lidhur me pretendimet e tij, ndaj deklaratave të saj për largimin e të inkriminuarve nga listat për deputetë.

Pas fjalimit të gjatë të Ramës dje, ku pretendonte se Shqipëria kishte shkelur madje të drejtat e njeriut me dekriminalizimin, Kim shkruan se krerët e partive duhet të reagojnë jo sepse e kërkon Amerika apo ambasadorët, por sepse aspirojnë Bashkimin Europian.

Ndër të tjera, ambasadorja Kim ka shtuar se pastrimi i listave nga ana e kryetarëve, është një shenjë respekti ndaj votuesëve. “Udhëheqësit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thanë se duhet bërë apo sepse Amerika e ka bërë të qartë se korrupsioni është një përparësi.

Ata duhet ta bëjnë sepse kërkohet nga ligji i Shqipërisë, diçka që pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant për në Bashkimin Europian, dhe kjo është një shenjë themelore e respektit për votuesit,”-shkruan Kim në rrjetet sociale.

Dje në një bashkëbisedim me gazetarët, numri një i qeverisë u pyet lidhur mbi mesazhet e shumta që përfaqësuesja e Amerikës në vendin tonë ka lëshuar në rrjetet sociale lidhur me procesin e dekriminalizimit.

Rama tha se nuk kishte nevojë për asnjë ambasador që t’i kujtonte se duhet që të bënte punën e tij, duke shtuar se nuk është në detyrën e partisë që të verifikojë statusin e kandidatëve, të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi individuale. Ndër të tjera, Rama e cilësoi ligjin e dekriminializimit si një shkelje të të drejtave të njeriut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME