Nga Festivali Mbarëkombëtar “Oda dibrane”, 2019, Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit” kthehet në Vlorë me 3 çertifikata nderimi: 1. Diplomë pjesëmarrjeje; 2. Lauruar për vallen liriko-epike “Bekuar nga mali i Çikës!”; 3. Trofeun e Çmimit të Dytë të Festivalit.
Faleminderit dibranëve fisnikë dhe artistëve aq mjaltorë!
Faleminderit drejtorit të Festivalit z. Veli Vraniçi “Mjeshtër i madh” dhe jurisë së festivalit!
Faleminderit drejtorit të Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Vlorë, muzikologut Istref Dobi (Bebi Dobi) për mirësinë qytetare, shfaqur ndaj grupit tonë në Edicionin e 25-të të Festivalit “Oda dibrane”, Peshkopi – Dibër e Madhe, 3-5 Tetor 2019! Nga Albert Habazaj.