Categories Lajme

Grupi kriminal ukrainas në Vlorë/ Rekrutonin shpërndarës droge, SPAK zgjat hetimet

Prokuroria e Posaçme SPAK ka vendosur të zgjasë hetimin ndaj dy ukrainasve të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, që nga Vlora trafikonte shtetas dhe rekrutonte shpërndarës droge, përmes dhunës dhe kërcënimeve psikologjike. Hetimi ndaj të dyshuarve Mark Petrenko dhe Nazar Khamuilo u shtri edhe për tre muajt në vijim, me kërkesë të SPAK dhe miratim nga Gjykata e Posaçme.

Shtyrja e mbylljes së hetimit u arsyetua nga SPAK me nevojën e kohës për kryerjen e disa veprimeve hetimore në proces e sipër, mes të cilave analizimin i gati 18 lap-topëve dhe 23 aparateve celularë të sekuestruar për llogari të këtij hetimi. Të dyshuarit Petrenko dhe Khamulio dhe dy të tjerë u arrestuan në Vlorë në dhjetor të vitit 2024 nga operacioni i koduar “Transnacionalia”.

Sipas hetimit të nisur nga Prokuroria e Vlorës dhe kaluar më pas për kompetencë në SPAK, ata dyshohet se janë të përfshirë në një rrjet kriminal të përbërë nga ukrainas e bjellorusë, që rekrutonin shtetas ukrainas në vende të ndryshme të Europës.

Personave që binin pre ju merreshin pasaportat dhe i detyronin përmes kërcënimeve dhe dhunës fizike e psikologjike të angazhoheshin në rekrutimin e individëve të tjerë, duke përdorur platforma të ndryshme në rrjetet sociale.

Më pas, këta persona detyroheshin të përfshiheshin në shpërndarje droge apo paligjshmëri të tjera. Gjatë operacionit në Vlorë, u shoqëruan 18 ukrainas, viktima të kësaj skeme, si edhe u sekuestruan pajisjet elektronike që po përdoreshin prej tyre për detyrat e dhëna nga grupi kriminal. Për llogari të këtij hetimit, SPAK ka marrë dëshmitë e disa personave, që kanë treguar se janë detyruar t’i përgjigjen kërkesave të grupit kriminal, pasi kanë parë video ku personave të tjerë që kanë kundërshtuar janë dhunuar fizikisht dhe ju janë thyer gjymtyrët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë

Moti i keq dhe deti me dallgë si dhe era e fuqishme bregdetare ka bërë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vodhi çantën me një shumë parash një gruaje në rrugë, arrestohet 52-vjeçari në Elbasan

Një 52-vjeçar në Elbasan, pasi akuzohet për vjedhje. Pas hekruave ra shtetasi me inicialet G.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çfarë është skandali që çoi 33 vetë në masa arresti?

Përgjigja ishte e vonuar, por jo surprizë. Më shumë se një vit pas sekuestrimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

Me urdhër të Prokurorisë, pas atentatit në Rrilë të Lezhës, është ndaluar efektivi i policisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe…

LEXO ME SHUME