Categories Sport

Guardiola, i gatshëm të qëndrojë në Man City më gjatë se pesë vjet

Trajneri Pep Guardiola ka bërë të ditur se ai është i gatshëm të qëndrojë në Manchester City, përtej kontratës së tij aktuale, që skadon edhe 18 muaj. Trajneri spanjoll Pep Guardiola ka kontratë me Manchester Cityn vetën deri në vitin 2021, kur do t’i kompletojë pesë sezone me klubin anglez – periudhë më e gjatë kohore sesa ajo që e kishte kaluar te dy klubet e tij paraprake, Barcelona dhe Bayern Munich, transmeton Gazeta Express. Por, Guardiola insistoi se ai është i lumtur në Manchester City dhe nuk është e pamundur që të qëndrojë edhe më shumë sesa që ishte planifikuar fillimisht me kontratën e tij.

“Gjithçka varet nga rezultatet, pas pesë vjetëve, por do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Jam i hapur ndaj kësaj ideje, ndihem rehat këtu”, tha Guardiola para udhëtimit të skuadrës së tij në Newcastle.

“Nuk është e njëjta për një trajner si të jesh në një klub për pesë vjet si për dy, të gjithë janë të freskët pas vetëm dy vjetëve”.“Unë flas për veten dhe dua ta shoh se si lojtarët e mi punojnë bashkë me mua, kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne duhet të ndiejmë se mund të arrijmë ende bashkë, ta shijojmë futbollin bashkë”. Guardiola ishte larguar nga Barcelonë pasi që kishte thënë se ndihej i rraskapitur dhe e mori një vit pushim për t’iu kthyer pastaj futbollit me Bayernin. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME