Categories Sport

Guardiola: Tifozët e Manchester United duhet të ndihen të turpëruar për fyerjet ndaj nënës së Foden

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka dënuar ashpër sjelljen e disa tifozëve të Manchester United, pas përfundimit të derbit të fundit. Bëhet fjalë për koret fyese të drejtuara ndaj nënës së Phil Foden nga tribuna e tifozëve të “Djajve të Kuq” (“Phil Foden, nëna jote është një lavire”):

“Ka qenë një mungesë totale klasi, por nuk është Manchester United që njolloset si klub në këtë rast, është çështje njerëzish. Ne, personat që jemi të ekspozuar në ekran, në botën e futbollit, veçanërisht trajnerët, pronarët dhe lojtarët, përballemi me gjëra të tilla. Sinqerisht, nuk e kuptoj çfarë kanë në mendje këta njerëz dhe ç’lidhje ka nëna e Phil me gjithçka. Është mungesë integriteti, mungesë klasi. Duhet të ndihen të turpëruar”.

Për ndeshjen: “Rezultati është ky që është. Normalisht do të kishte qenë më mirë të fitonim, por ‘Old Trafford’ është gjithmonë i vështirë. Duhet një paraqitje shumë e mirë për të fituar aty. U përpoqëm t’i ndërtonim mirë aksionet, kishim shumë krosime, po kontrollonim lojën. Ata janë të rrezikshëm në kundërsulm, por edhe ne patëm rastet tona.

10-15 minutat e para të pjesës së dytë ishin momenti ynë më i mirë. Më pëlqeu shumë si bëmë presing, kur e humbnim topin. Një gjë që këtë sezon nuk e kemi pasur gjithmonë për shumë arsye. Foden pati një mundësi, gjithashtu dy goditje të mira nga De Bruyne dhe Marmoush. Edhe ata patën raste në kundërsulm. Mendoj se barazimi është rezultat i drejtë”.

Për garën në kampionat dhe objektivat: “Do të preferoja të kishim 10 apo 12 pikë më shumë, por këtë vit është kështu dhe duhet ta pranojmë. Jam i fokusuar te rikuperimi i skuadrës dhe te ndeshjet që na presin: Crystal Palace, Everton dhe gjysmëfinalja e ‘FA Cup’ kundër Nottingham Forest. Çdo ndeshje që vjen është vendimtare. Fitore, fitore, fitore, kjo është ajo që do të kërkojmë”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME