Categories Lajme

“Gurët e vetmisë” edhe në gjermanisht, gazetari Enkel Demi ndan lajmin e mirë me lexuesit

Librin “Gurët e vetmisë” nga autori Tom Kuka (Enkel Demi) tashmë mund ta gjeni të botuar edhe në gjuhën gjermane.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë gazetari Enkel Demi përmes një postimi në Facebook.

“Sapo mora lajmin e që “Gurët e vetmisë” është botuar në gjuhën gjermane falë bashkëpunimit të shtëpisë botuese “Schenk Verlag” dhe shtëpisë botuese “Pegi” (Botime Pegi).

I jam shumë mirënjohës botuesve të mi në Shqipëri dhe Gjermani, ndërsa dëshiroj të falenderoj nga zemra përkthyesen Zuzana Finger për punën e shkëlqyer, të jashtëzakonshme e ngulmuese që ka bërë me këtë libër”, shkruan gazetari.

“Gurët e vetmisë” është një roman për dashurinë, për luftën, për lirinë, familjen, shpirtrat e humbur e të mbetur në mesrruge. Një roman kryesisht për masakrën e Çamërisë, ku ngjarjet vendosen në një vend diku mes kufijsh, aty ku kanë pasur rrënjët e të parëve, nën hijen e së shkuarës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME