Categories Lajme

Habit Rama në PolitikOn: Nuk e kam problem të më thonë gomar, por nëse më thonë hajdut, është akuzë

I ftuar në PolitikOn, kryeministri Rama u shpreh se nuk i kam kuptuar kurrë politikanët që kanë probleme me humorin dhe satirën. Teksa po fliste për lajmin që bëri bujë ditën e sotme dhe që lidhet me dënimin me burg të atyre që prodhojnë dhe shpërndajnë meme në rrjetet sociale, Rama tha se një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë ndërsa rrëfeu se është fan i tyre.

Rama po ashtu pranoi se ai ishte një material që siç duket është nxjerrë nga dikush për ta mbrojtur nga ai. Rama tha se nëse dikush e quan atë gomar ky është një opinion, dhe nëse e quan hajdut , kjo është akuzë e cila duhet të provohet. Rama: Jo, jo. Absolutisht! Siç ka ndodhur me ata që janë habitur apo mahnitur nga ky lajm. Edhe mua kur ma thanë, e para sepse është e pamundur, teorikisht dhe praktikisht ti ndalosh memet. Por e dyta sepse, unë jam një njeri që më pëlqen të argëtohem me memet dhe shijues i kahershëm i humorit dhe humorit vizual po themi.

Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët që kanë probleme me humorin dhe satirën. Unë e gjuaj një privilegj që të vihesh në lojë dhe të krijohesh personazhe në imazhe ose në skenë.

Është larg së qeni një material i ministrisë së drejtësisë dhe siç duket dikush e ka nxjerrë për t’ju mbrojtur nga unë. Unë e kam një problem duke qenë një njeri i medias, duke përdorur lirinë e tij për t’u shprehur dhe meqë kam një mendim të caktuar për cilësinë e vlerën e jashtëzakonshme që ka të shkruarit, kam një problem të madh me mos korrektesën dhe keq trajtimin e fakteve. Nuk e ka problem që dikush të shprehë një opinion negativ ndaj meje, nëse më thonë gomar, se ky është një opinion. Konsiderohet fyerje, por nëse më thonë se jam hajdut, ky nuk është opinion, por është akuzë. Unë e kam të pamundur që të hesht. Përderisa kohë keni ju të drejtë të flisni edhe unë nuk ka pse hesht. Nuk shoh pse një gazetar dhe analist, ka superioritetin moral që të thonë gjithçka dhe unë të mos them se çfarë mendoj për ta. Ky është një konflikt për idenë e asaj që unë mendoj se si duhet të jetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME