Categories Lajme

“Hajde më merrni”, vrasja e shqiptares në Itali, takimi i fundit që rezultoi fatal

“Vrava një grua, hajde më merrni…” Këto kanë qenë fjalët që Safayou Sow, 27-vjeçari nga Guinea, u tha policëve menjëherë pasi i mori jetën Danjela Nezës, 28-vjeçares nga Shqipëria. Ngjarja e rëndë ndodhi në Savona mesnatës së të premtes.

Vrasja ndodhi në një park pranë një stacioni hekurudhor. Viktima u qëllua me një plumb në kokë. Sow u dorëzua më pas tek autoritet dhe ka treguar çfarë ka ndodhur.

Sipas raporteve, të dy kishin dalë në një takim të fundit, ndoshta për të sqaruar gjithçka dhe për t’u rikthyer sërish me njëri-tjetrin. Por gjithçka rezultoi ndryshe. “U zumë”, është shprehur Sefayou.
Dhe pas kësaj ai nxorri nga bagazhi i makinës një pistoletë pa leje. Shënjestroi Danjelën dhe e qëlloi në kokë. E reja humbi jetën menjëherë. Pas kësaj, 27-vjeçari e hodhi armën në disa shkurre. Mori telefonin dhe telefonoi emergjencën.

“Hajde më merrni sepse vrava një grua”, tha ai.

Sipas mediave italiane u takon autoriteteve në Savona që të verifikojnë tashmë këtë version dhe të sqarojnë çdo paqartësi. Sow nuk ka precedentë penal dhe është me dokumente të rregullta në Itali. Por si e mori ai armën dhe pse e kishte në makinë?

Nga ana tjetër, po sipas të njëjtave burime, Danjela rezulton me precedentë penalë në polici për grabitje dhe shpërndarje droge. Deri mbrëmjen e shkuar ajo nuk kishte raportuar asnjë episod dhune me të riun nga Guinea.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME