Categories Lajme

Hajdutët shuajnë familjet në Lushnje, marrin atlete dhe mishin e frigoriferit

Në Karbunarë të Lushnjes hajdutët nuk kërkojnë gjëra me vlerë, por ata po vjedhin ç’të gjejnë brenda në shtëpi. Banorët raportojnë se po u marrin edhe ushqimet e veshjet. Në banesat e këtyre njerëzve po u vidhet edhe mishi në frigorifer. Gjalpin e mjaltin kjo grua nuk e gjeti në kuzhinë. “Ç’kishim mish në frigorifer na e morën. Një bidon mjaltë, gjalpë, një mbulesë divani i morën”, tha ajo. “Vaj ulliri, rroba, raki, telefona, biçikleta. Ata sikur kanë qenë UFO”, tha një banor.

“Ne s’pamë gjë kur iknin çunat për punë. Këtu s’paska atlete tha ai. I kishin marrë atletet, të reja fringo. Si hynë brenda more djalë?” Njerëz me kapuç në kokë hyjnë brenda dhe marrin çfarë të gjejnë. “Tre veta ishin të maskuar me kapuç. Armë nuk pa. Nga kati i dytë i kishte parë. Tre vetë me shpejtësi ikën”, u shpreh një banore tjetër.

Bëhet fjalë për lagjen “Karbunarë”, pjesë e qytetit të Lushnjes. Banorët dhe policia raportojnë për vjedhje masive. “Të trembur jemi, kemi frikë. Jo vetëm unë, por tërë lagjia rri zgjuar me orë”, u shpreh banorja. “Mbrëmë zgjuar kemi ndenjur që të ruajmë me orare. Fli njëri, ngrihu tjetri”, tha një tjetër banor i zonës. “Unë nuk e di sa herë jam vjedhur këtu. Puno ditën edhe merr natën”, u shpreh një tjetër.

Ndryshe nga herët e tjera kur hajdutët merrnin gjëra me vlerë të madhe këto netë nuk kursejnë asgjë. Hajdutët hyjnë nëpër banesa dhe vjedhin ushqimet rrobat, këpucët etj. Kësaj nëne hajdutët i kanë marrë telefonin te koka e krevatit ku flinte. Të dëmtuarit kanë raportuar në polici për tre persona të maskuar që lëvizin me makinë nëpër lagjen e tyre. Por deri tani policia nuk ka gjetur akoma autorët. Karbunara është nga zonat më të sulmuara prej grabitësve./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME