Categories Sport

Hans Flick dorëzon Bayern, në Mynih nis puna, një italian në horizont

Hans-Dieter Flick do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit, kjo tashmë është e sigurt për mediat gjermane, me trajnerin i cili do të pasojë Loew në krye të përfaqësues gjermane. Kush do të jetë trajneri i ri i Bayern? Kjo është një pyetje jo e lehtë pasi bëhet fjalë për stolin e një prej klubeve më të fuqishme në Europë.

Julian Nagelsmann shihej deri dje si kandidati kryesorë por vetë trajneri i Leipzig e ka mohuar në mënyrë kategorike se ka pasur kontakte me përfaqësues të Bayern. Kjo nuk do të thotë se pista Nagelsmann është shuar, përkundrazi, por në këtë garë nuk është i vetëm.

Max Allegri është një tjetër emër që po qarkullon fuqishëm në Mynih, ish trajneri i Juves pëlqehet shumë nga CEO i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge.

As Allegri nuk do të ishte kundër kësaj ideje, pas dy viteve pushim është i gatshëm të marrë drejtimin e një klubi të madh, Bayern është maksimumi në këto momente. Emri i Allegri lakohet shumë edhe në Serie A, ku klube si Napoli, Roma por dhe Juve kanë shprehur interesimin për shërbimet e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rekordi i Vllaznisë së femrave, 11 herë radhazi kampione e Shqipërisë

Vllaznia e femrave nuk njeh rivale në kampionat. Vajzat shkodrane fituan në finalen e “Final…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Në prag të Final Four, FSHF publikon kalendarin, tre ndeshje në një javë

Tre ndeshje në një javë. Federata shqiptare e futbollit zbuloi dhe kalendarin për 3 javët…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Haaland i rikthehet golave, Man. City fiton 0-2 kundër Nottingham dhe ndjek Arsenalin

Në “City Ground” Nottinghami vendas u mund 0-2 nga Manchester City. “Qytetarët” tanimë janë në…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME