Categories Lajme

Hapen aplikimet për Akademinë e Sigurisë, ja kriteret

Policia e Shtetit ka hapur zyrtarisht pranimin e aplikimeve për pranimin në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, me mesatare mbi 8.

Aplikimet fillojnë më datë 28.09.2021 dhe përfundojnë më datë 27.10.2021 dhe bëhen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikantët kanë vendbanimin e përhershëm.

Kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, janë 50.

Kanë të drejtë të aplikojnë shtetasit që plotësojnë kriteret e përgjithshme e të veçanta, si vijon:

Kriteret e përgjithshme janë: të jetë shtetas shqiptar;të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil;të ketë zotësi të plotë për të vepruar;të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;të plotësojë kriteret për t’u pajisur me vërtetimin e besueshmërisë.

Kriteret e veçanta janë: të ketë përfunduar studimet në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike ose shkencat kompjuterike;të ketë mesataren mbi “8” të notave në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë;të jetë në moshë jo më shumë se 30 vjeç;të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe 160 cm për femrat;të zotërojë gjuhën e huaj angleze në nivelin mbi 60 pikë, sipas standardit ALCPT;

Aplikantët duhet të paraqesin pranë strukturave të burimeve njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë, dokumentacionin e mëposhtëm:

Formularin e aplikimit, të cilin mund ta shkarkojnë online (https://www.asp.gov.al/wp-content/uploads/2021/09/Formulari-i-aplikimit-per-pranimin-ne-Akademine-e-Sigurise-converted-2.pdf), ose ta tërheqin për plotësim pranë burimeve njerëzore në DVP-të ku kanë banimin;Diplomën dhe listën e notave të noterizuar të ciklit të parë dhe të dytë të studimit. (Të dy nivelet e diplomave të jenë të të njëjtës fushë studimi, në programe studimi të akredituara).

Aplikantët që kanë përfunduar arsimin e lartë jashtë vendit, duhet të paraqesin vërtetimin nga Ministria e Arsimit Sportit e Rinisë, për njëvlershmërinë e diplomave të marra jashtë vendit dhe llogaritjen e mesatares së ponderuar të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë të studimeve;Fotokopje të kartës së identitetit;Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;Certifikatë e gjendjes gjyqësore (nxirret nga struktura policore ku kryhet aplikimi);Certifikatë familjare (nxirret nga struktura policore ku kryhet aplikim);Vërtetim nga gjykata dhe nga prokuroria;2 fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm.

Fazat e vlerësimit: Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar i nënshtrohen fazave të vlerësimit si më poshtë:

Vlerësimi sipas notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve në të njëjtën fushë studimi,  vlerësim me testim i zotërimit të gjuhës angleze sipas standardit ALCPT, intervistimi i aplikantëve, kontrolli shëndetësor, marrja e shenjave të gishtave dhe verifikimit përfundimtar i aplikantit.

Komisioni i Vlerësimit, në përfundim të vlerësimit dhe kontrollit, bën renditjen e kandidatëve fitues.

Aplikantët që nuk plotësojnë kriteret apo nuk kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, njoftohen me shkrim nga strukturat vendore të burimeve njerëzore për arsyet e s’kualifikimit.

Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit tek Drejtori i Policisë Vendore, brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes për s’kualifikim. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 2 ditëve pune nga data e marrjes së ankesës.

Aplikanti që përfundon me sukses trajnimin në Akademinë e Sigurisë nënshkruan kontratë pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe emërohet në strukturat vendore të Policisë, sipas nevojave të Policisë së Shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja-vetëvrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori, divorci i dhimbshëm dhe letra që la (FOTOT)

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarëshqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm i rremë në Fier, 68 vjeçari i dehur telefonon policinë: Hajdeni se vrava gruan! 64 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë në shtëpi

Shërbimet e policisë u nisën menjëherë në vendngjarje, por me të mbërritur në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vonesa e rivlerësimit ‘frenoi’ kërkesat për kredi për shtëpi. Në janar-shkurt, 29 mln € më pak se vjet

Qytetarët morën më pak kredi për të blerë shtëpi në tremujorin e parë të këtij…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhën makinën e firmës së ndërtimit në Elbasan dhe u arratisën, shpallen në kërkim egjiptianët

Katër shtetas egjiptianë që jetonin në Shqipëri, janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasen dy automjete në Lushnjë, njëra përfundon në kanal, tre të lënduar

Një aksident është regjistruar në zonën e quajtur Goriçaj, Lushnjë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME