Categories Lajme

Hapet “kutia” e Pandorës/ Skandali i llogarive offshore, edhe një politikan shqiptar i përfshirë

Një investigim i ri tronditës, është publikuar mbi parajsat fiskale, i pagëzuar me emrin “Pandora Papers”. Investgimi ka zbuluar se liderë të sotëm dhe të mëparshëm në rang botëror, janë partnerë në kompani që shfrytëzojnë parajsat fiskale offshore.

Aty përfshihen, shumë politikanë, si presidenti rus Vladimir Putin,  ish-kryeministri britanik Tony Blair, mbreti i Jordanisë dhe presidentin e Kenias, Uhuru Kenyatta, kryeministri çek, Andrej Babis, si edhe politikanë dhe miliarderë të fuqishëm. Investigimi i kryer nga konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë (ICIJ) dhe një grup prej 150 mediash zbuluan, se 336 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore.

Në faqen e ICIJ, ku ka edhe harta të ndryshme interaktive, tregohen vendet se nga vijnë udhëheqësit dhe politikanët e përfshirë në këtë skandal. Nga 336 politikanë, një prej tyre, është në Shqipëri, por emri i këtij personi ende nuk është publikuar.

Sigurisht fakti që politikani është listuar në hartën interaktive, tregon se ka prova në lidhje me aktivitetin në llogari offshore dhe pritet që emri të publikohet.

Veç politikanit, për momentin anonim, janë edhe 13 kompani offshore, të lidhura me pronarë shqiptarë. /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME