Categories Lajme

Hapet rruga e shumëpritur, ja sa orë shkurtohet distanca nga Tiranë në Sarandë

Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës, është gati. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro publikoi sot pamje të këtij aksi rrugor, teksa bëri të ditur se nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër.

“Udhëtimi nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër”, shprehet Kumbaro në rrjetet sociale.

Pjesë e kësaj rruge është edhe tuneli i Skërficës. Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton duke e bere me 3 orë total kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe Shqipërisë.

Po ashtu, rruga lehtëson trafikun e makinave drejt Sarandës dhe ndihmon banorët e zonave të thella malore të Tepelenës dhe Leskovikut të nxjerrin produktet e tyre në hotelet dhe motelet turistike të bregdetit Jon. Projekti fillestar i rrugës u miratua në vitin 2007 dhe e ndau këtë rrugë të gjatë 33 kilometra, në 8 lote.

Loti 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë ose ndryshe Tuneli i Skërficës, për shkak të kompleksitetit dhe risqeve të shtuara në projektim, u vendos në vitin 2019 të realizohej sipas parimit projekto-ndërto, pasi konsiderohej si loti më sfidues i këtij projekti.

Shteti i delegoi të gjitha risqet e projektimit tek sipërmarrësi privat, të cilat për veprat e llojit tunel janë mjaft të larta, për shkak të kompleksitetit dhe të panjohurave që paraqet kjo tipologji vepre. Ky lot kushtoi 17.8 milionë euro. Tuneli mundëson që, nga ky aks rrugor, udhëtimi Tiranë-Sarandë të bëhet 45 minuta më shpejt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME