Vijojnë lehtësimet e masave anti- Covid. Së fundmi, është hapur lëvizja e udhëtarëve me traget në linjën Korfuz-Sarandë dhe anasjelltas. Kjo bëhet publike nga në një njoftim në fletoren zyrtare greke të mbërritur mbrëmjen e së premtes.
Gjatë ditës së sotme sipas pronarit të tragetit Sarandë-Korfuz, Andrea Qirjako do të informojë udhëtarët për oraret e lëvizjes dhe protokollet të kësaj linje.
Kujtojmë se Greqia tashmë ka lejuar edhe lëvizjen e autobusëve të udhëtarëve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas, me 80% të kapacitetit.
