Categories Lajme

Hapja e kurseve për patentë në dy faza, mësoni më tepër

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor njoftoi sot se aktiviteti i subjekteve private që regjistrojnë dhe përgatisin aplikantë për leje drejtimi, rritje kategorish, teori e praktikë, rihapet me dy faza. “Brenda 11 majit del urdhëresa për rinisjen e regjistrimeve të reja, si dhe riçelet aktiviteti ekonomik për kursantët e rinj që presin prej 2 muajve”, informoi DPSHTRR.

DPSHTRR apeloi për ndjekjen me rigorozitet të masave që frenojnë përhapjen e infeksionit si ruajta e distancave mbi 1.5 m dhe higjienës, sikurse mund të jetë zhvillimi seancave online. Nga 18 maji nis edhe instruksioni në rrugë, jo mbi 1 praktikant në kabinë, veç kur janë  familjarë. Në këtë rast personat duhet të mbajnë maska, doreza, ndërsa është e nevojshme dezinfektimi i mjedisit në çdo rast.

DPSHTRR informon se ka ngritur një njësi operacionale anti Covid e cila do të monitorojë hap pas hapi zbatimin e protokolleve të posaçme të sektorit të kualifikimeve për leje drejtimi. Po ashtu DPSHTRR kërkoi që takimet te subjektet të kryhen sipas orareve të paracaktuara, pa krijuar radhë a grumbullime.

Për kursantët që iu është ndërprerë kursi i teorisë/praktikës për shkak të mbylljes së aktivitetit në 13 mars, procesi mësimor do vijojë aty ku është ndërprerë. Autoshkollat duhet të koordinohen paraprakisht me drejtoritë rajonale për të shmangur tejkalimin e kapaciteteve të lejuara për testim konform protokolleve të masave të sigurisë. /a.gjonaj/j.p/r.e/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME