Categories Politike

Hapja e listave/ Gjiknuri mbështet listat e kontrolluara

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri paraqiti në Komisionin e Ligjeve amendamentin e ndryshuar të socialistëve për ndryshimet ne Kodin Zgjedhor dhe hapjen e listave. Gjiknuri u shpreh se Shqipëria nuk është gati për hapjen e pakontrolluar të listave sipas rendit alfabetik, pasi kjo do të cënonte përfaqësimin politik. Gjiknuri e lidhi përfaqësimin politik në Parlament me përfaqësimin e krahinave, ku sipas tij me list 100% të hapur një minoritar nuk mund të dilte kurrë deputet në qarkun e Vlorës.

“Me listat të hapura konkuron organizata politike por edhe individi. Hapja e pakontrolluar e listave është mënyra më e gabuar për stadin politik të këtij vendi. Është më e ndershme të bësh një sistem mazhoritar, se sa një sistem mazhoritar me shumë persona. Pragu mund të quhet i lartë nga disa persona, por nëse marrim modelin kroat ku pragu shkon në 15% ose hollandez me prag 25%, pjesëmarrja në votime është tepër e lartë. Kuota që kemi vendosur është proporcionalisht me numrin e votave që duhet për një deputet.

Nëse ne ndjekim modelin e listës së hapur ne rrezikojmë përfaqësimin politik të shumë krahinave. Duhet të ketë një përfaqësim të krahinave dhe etnive në ato zona ku ka etni. Nëse marrim rastin e Vlorës, me këtë sistem aty nuk do të dilte kurrë një minoritar, apo në Shkodër një Pukian. Këtu po bëhet një eksperiment i madh social dhe shumë mirë bërëm që e morëm. Një sistem listash të pakontrolluara do të sillte një kaos dhe do të cënonte përfaqësimin politik”.- tha Gjiknuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME