Categories Lajme

Hapja e negociatave për Ukrainën para Shqipërisë, ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Itali, u pyet nga gazetari Andrea Malaguti (drejtor i “La Stampa”), sesi ndihej që Këshilli i Europës hapi negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në BE para Shqipërisë.

Rama tha se koncepti i derës është relativ, ndërsa shtoi se sido që të jetë Shqipëria është brenda shtëpisë së BE-së, ndërsa vendet anëtare ndodhen të mbyllur në një dhomë.

“Jam shumë i bindur nëse Europa nuk ndryshon, nuk ndryshon me shpejtësi të konsiderueshme, do të jetë humbësja më e madhe e kësaj periudhe historike”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë shqiptare.

“Para së gjithash, koncept i derës është relativ. Sido që të jetë ne jemi brenda, ata (vendet e BE) janë të  mbyllur në një dhomë.

Nga ana tjetër, kjo marrëveshje ma ka bërë të ndihem si në shtëpi dhe ju gazetarët jeni tamam si vëllezër të gazetarëve shqiptarë. Nxirrni fraza të pabesueshme.

Për t’ju qetësuar ne i kemi çelur negociatat dhe po ecim përpara, nuk kemi një problem që e kishim më parë sepse ishim marrë paksa peng.

Jam shumë i bindur nëse Europa nuk ndryshon, nuk ndryshon me shpejtësi të konsiderueshme, do të jetë humbësja më e madhe e kësaj periudhe historike”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME