Categories Politike

Hapja e PD-së, Salianji lë derën hapur vetëm për figurat që s’kanë dëmtuar rëndshëm PD

Në mbledhjen e një dite më parë të ish-grupit parlamentar të PD-së, ish-deputeti Ervin Salianji, ka mbështetur idenë e hapjes se partisë,  por ka kërkuar që paralelisht me këtë të vlerësohen figurat që sipas tij kanë kontribuar dhe kanë bërë betejë kundër qeverisë në këto 6 vite.

I ftuar në RTV Ora, Salianji në këtë kërkesë të tij nuk nënkupton ish -zyrtarët e PD-së që janë përdorur nga Rama sipas tij.

I pyetur nëse në këtë listë zë vend edhe emri i Jozefina Topallit, Salianji thotë se ajo vazhdon të jetë anëtarë e Këshillit Kombëtar të PD-së, porse nuk e ka parë të japë kontribut në asnjë mbledhje.

Beti Njuma: Ju dje keni folur në mbledhje edhe për mendimin kritik, duke thënë që PD ka nevojë për mendim ndryshe, mendim alternativ, hapjen e saj me njerëzit që kanë kontribuuar edhe gjatë viteve të opozitës. Kur flisni për këtë keni parasysh edhe shumë emra të larguar gjatë këtyre viteve që PD-në e drejton Basha?

Ervin Salianji: PD është në një proces hapje, apo në një proces thirrje për të bashkuar në PD të gjithë elementët nëpër zona, që mund të kenë qenë ish funksionarë të PD që duan të bashkohen, por pa diskutim që është akoma më e rëndësishme hapja e PD-së drejt ekspertëve të rinj, njerzëve që e shohin politikën për fat të keq si gogol për shkak të keqqeverisjes apo dramave që ka shkaktuar përgjatë këtyre viteve politika. Duhet hapur drejt fytyrave, emrave, eksperiencave, njerëzve me ekspertizë të plotë të së pari dhe pa diskutim nëse do duan të vijnë personat që janë larguar vetë nga PD për shkak të qëndrimeve të tyre duhet të vijnë. Në rast se disa të tjerë kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me qeverinë për shkak të interesave thellësisht personale dhe jo të demokratëve e qytetarëve shqiptarë nuk besoj se është pengesë PD.

Beti Njuma: Kur flisni për rikthim të ish-funksionarëve, a ka vend në PD për zonjën Jozefina Topalli, e cila gjatë javës së kaluar ka qenë tejet kritike me kreun aktual.

Ervin Salianji:  Kjo nuk është çështje emrash. Emri konkret nuk është i larguar nga PD për shkak të statutit, është anëtare e këshillit kombëtar dhe nuk e kam parë në asnjë mbledhje të japë kontribut. Sa kam parë unë në këto 6 vite të PD-së nëse njerëz që për shkak të angazhimit ose për shkak të përbaltjes, apo për shkak se mund të vendoset pas aksioneve duke tentuar që ti baltosë mund të promovohet dhe këtë nuk kam kompleks ta them për asnjë personazh dhe këtë nuk kam kompleks ta them për asnjë personazh, qoftë ky edhe personi në fjalë. Unë them që nëse do duan nuk i ka penguar njeri.  Unë shoh një qëndrim të opozitës për t’u afruar drejt figurave apo drejtë personaliteteve  qofshin këta edhe njerëz që mund të mos kenë pasur qëndrime, apo që mund të kenë dëmtuar rëndshëm PD-në. Siç ka qenë qëndrimi i personave që kanë dalë kundër në fushatën e 2017 dhe sot ndodhen në kryesi dhe ne forume të larta, që dhe persona që kanë kontribuuar nuk i kanë atë fat. Kështu që kjo çështja e trajtimit me përkëdheli sikur disa janë të nënës dhe disa të njerkës, disa që njohin pushtetin dhe disa që njohin opozitën, besoj se u është bërë bajat shumë njerëzve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME