Categories Lajme

Vjosa Osmani kundër rishikimit të kufijve: Territori i Kosovës nuk vihet në diskutim

Kandidatja për kryeministre e Kosovës, Vjosa Osmani ka prezantuar platformën qeverisëse për të shpëtuar ekonominë e Kosovës dhe për të çliruar institucionet nga kapja politike. Gjatë takimit të zhvilluar në Ferizaj, Osmani tha se mbështetja popullore për LDK-në është tregues i ndryshimit që kërkon Kosova.

Gjatë fjalës së saj, Osmani tha se Programi i LDK-së mbështetet në ekspertizë, ndërsa kundërshtarët politike po tentojnë ta blejnë besimin e qytetarëve. “Ata po synojnë ta marrin besimin e qytetarëve të Kosovës me para. Me para të vjedhura po duan t’i blejnë votat e qytetarëve të Kosovës. Jam e bindur se nuk do t’ia dalin ta blejnë vullnetin e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe përspektivën e fëmijëve tanë”,– tha kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani.

Duke folur për planet për copëtimin e Kosovës, Vjosa Osmani tha se LDK-ja nuk e diskuton me askënd, për asnjë çmim, shtetësinë, sovranitetin e integritetin territorial dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës. “Ne mund ta bëjmë këtë sepse ne nuk jemi të shantazhueshëm. Ne nuk japin tokë për asnjë interes personal. As për lëkurën e askujt. Prandaj, më 6 tetor, përcaktohuni për LDK-në”,- tha kandidatja e LDK-së për kryeministre.

Duke shpalosur Programin zhvillimor, Osmani tha se ka hartuar program konkret zhvillimor për Kosovën, me prioritete të qarta. “Zhvillimin ekonomik nëpërmjet mbështetjes së sektorit privat që gjeneron punë e punësim. Përkrahjen e biznesit privat, siç janë ndërmarrësit e fshatit Greme që po eksportojnë edhe në vendet e Bashkimit Evropian dhe inkurajimi i diasporës për të investuar në Kosovë”, tha Vjosa Osmani.

Ajo shtoi se Lidhja Demokratike e Kosovës është bashkuar si kurrë më parë për t’u dhënë qytetarëve të Ferizajt dhe krejt Kosovës, qeverisjen që ata meritojnë, qeverisjen që u shërben me nder, i trajton me dinjitet dhe që bashkërisht me qytetarët, do ta ndërtojë të ardhmen e sigurt të atdheut tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME