Categories Lajme

Haradinaj kthehet nga Haga, ja mesazhi i parë sapo zbret nga avioni

Pas qëndrimit dy ditor në Hagë, kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbrëmë pak para mesnatës është kthyer nga Haga.

Përmes një shkrimi në Facebook, kryeministri në dorëheqje ka bërë të ditur se do të vazhdojë punën e tij edhe pas vendimit të tij, kjo, sipas tij, sepse nuk guxon që qeveria të mbetet në vakum.

MESAZHI 

Të dashur qytetarë,

Sapo u ktheva nga Haga, e nesër vazhdojmë me punë. Pas dorëheqjes sime kam kryer obligimin ligjor pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializuara. Pafajësinë time nuk mund ta vë në pikëpyetje askush. I kthehem obligimeve të mia në Kosovë. Vendimi im për dorëheqje dhe veprimet e mia të fundit janë porosi se çfarëdo abuzimi ndaj Kosovës, që vjen, nuk do të na lëkundë nga e drejta jonë sovrane. Kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush. Kosovës nuk mund t’i imponohet Dodik Republika. Tregu për njohje po, e taksa deri në njohje. Dialog pa kushte, po menjëherë.

Të dashur qytetarë,

Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj. Na priftë e mbara!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Shpërblimi i pensionistëve kalon në llogari në korrik, ja të gjitha kategoritë përfituese

Bazuar në vendimin e qeverisë për bonusin e pensionistëve, janë 11 kategori përfituese të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme inertet në lumin e Valbonës, IKMT i vendos gjobë 2 mln lekë subjektit

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë subjektin Sh.Mulosmani,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Renditja/ Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë…

LEXO ME SHUME