Categories Showbiz

Harry i mirëpritur në familjen mbetërore

Largimi I Princit Harry dhe Meghan Markle nga detyrat e tyre nuk është përfundimtar, pasi çifti mund të kthehen në çdo moment nëse ndryshojnë mendje. Vetë mbretëresha Elisabetë ia ka komunikuar këtë vendim nipit të saj, në një bisedë të gjatë që kanë zhvilluar së bashku.

Princi Harry do të jetë gjithmonë i mirëpritur në familjen mbretërore nëse ai vendos të marrë sërish titullin e lartë. Vetë mbretëresha mësohet se ia ka komunikuar këtë vendim nipit të saj, pas një takimi katër orësh, në kështjellën Winsdor.

Mbretëresha 93-vjeçare e mirëpriti Dukën e Sussex në një drekë familjare, në një bisedë me zemër të hapur, siç e kanë cilësuar mediat në Britani. Ky takim privat është i pari që pas Brexit dhe vjen në një moment kur çifti pritet të përmbyllë detyrat dhe angazhimet mbretërore.

Një burim pranë familjes mbretërore tha për mediat se mbretëresha kishte shumë për të biseduar me Harry-n dhe ky ishte momenti ideal. E diela ishte hera e parë që Mbretëresha ka pasur rastin të bisedojë me Harry-in dhe me të vërtetë të zbulojë cilat janë planet e tij.

Në fund të bisedës, mbretëresha i tha Princit Harry, se ai është shumë I dashur për të dhe gjithmonë do të mirëpritet” nëse vendos të kthehet sërish.

Princi Harry dhe Meghan Markle do të nisin jetën e tyre të re në Amerikën e veriut në fund të muajit mars dhe do të jenë të pavaruar financiarisht. Kanadaja ndërkohë njoftoi se nuk do të garantojë më sigurinë e tyre, faturë e cila vlerësohet të jetë deri në 20 milion paund në vit  dhe që do të binte mbi taksapaguesit britanikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME