Teksa vendi ynë po përballet me shifra të larta të rasteve me COVID-19, Tirana kryeson në hartën e kuqe të qyteteve me më shumë infeksione. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Tiranë ka 6461 raste aktive, ku vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 265.
Ndërkohë që kryeqyteti pasohet nga Durrësi, me 1113 raste dhe më pas nga Fieri me 979. Po ashtu mësohet se qyteti që e ka më të ultë shifrën e infektimeve është Dibra, me 135. Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 6461; Durrës 1113; Fier 979; Korçë 793; Shkodër 754; Elbasan 667; Lezhë 550; Vlorë 566; Berat 383; Kukës 307; Gjirokastër 331; Dibër 135.
