Categories Lajme

Hashim Thaçi publikon një foto me Adem Jasharin, pse dyshohet të jetë montazh

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka rikthyer në rrjetet sociale fotografinë e tij me Adem Jasharin e cila dyshohet se është e falsfikuar.

Pasi ka marrë pjesë në ceremoninë në kazermën Adem Jashari në kuadër të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, Thaçi i është kthyer Facebook’ut, ku ka postuar foton që masivisht përflitet si një montazh. Bëhet fjalë për një fotografi  të vitit 1993 ku Hashim Thaçi shihet me komandantin legjendar Adem Jashari.

Dyshime në vërtetësinë e fotos kishte hedhur Ramiz Behluli nëpërmjet një shkrimi në Facebook, qysh më 2016, kur kishte thënë se fotoja është falsifikim. Këtë e kishte shpjeguar në Facebook duke analizuar foton.

“1. Prerje jo profesionale e fotos

  1. Bërryli i krahut ? (Le ta analizojnë ortopedët se është e mundur të lakohet krahu në këtë formë ovale) siç është në foton 1 )?!
  2. Shikimi i A Jasharit ?!
  3. Sfondi (mbrapa Vetëm ngjyrë e bardhë pa asnjë detajë të vogël)
  4. Cili prej tyre ishte më i gjatë (Afërsia e njejtë nga është bërë foto)?!”,shkruan ai.

Adem Jashari ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME