Categories Lajme

Letër e hapur nga një nxënës i shkollës “Janaq Kilica” të Fierit, rrëfimi realistik i incidentit të helmimit

Ky mesazh ka mbërritur diten e sotme në redaksine e Vlora News nga një nxenes i gjimnazit “Janaq Kilica” të Fierit ku rrëfen ngjarjen shokuese nga perspektiva e tij,

LETER E HAPUR I/E nderuar

Unë jam një nxënës i shkollës “Janaq Kilica ” në qytetin e Fierit,t ë cilën pas ngjarjeve të ndodhura së fundmi ,besoj se e njihni.Më lejoni që dhe unë të tregoj historinë time.Të mërkurën ,më datë 4 Mars ndodhi i shumëquajturi incident. Ishte ora afërsishtë 10:45 dhe gjithsecili prej nxënësve po kalonte pushimin e gjatë.Nuk dukej se po shkonte dicka ndryshe nga normalja deri në momentin që na njoftohet se duhet të dalim jashtë ambienteve të shkollës -njoftim ky i bërë nga stafi mësimor.Normalisht , situata u alarmua për vetë faktin e thjeshtë se po na kerkohej që të dilnim kur në faktë niste mësimi.

Megithatë,per afërsisht 10 minuta shkolla ishte boshatisur.Ishte ky momenti kur u perhapë më shumë paniku ,sepse nxënësit nisën që të tregonin versionin e tyre të ngjarjes duke aluduar se cfarë mund të kishte ndodhur.Pasi pyetëm stafin ,edhe ata të pavetëdishëm për atë që kishte ndodhur na thanë të vërtetën :”Nuk e dimë se cfarë ka ndodhur.Kanë ndjerë një erë gazi ,që ka shkaktuar në mënyrë direkte probleme me rruget e frymëmarrjes ,prandaj derisa të marrim vesh se si qëndron puna ,ju lutem qëndroni jashtë mjedisit të brendshëm të shkollës.”Ambulancat nisën që të vinin dhe morën nxënësit të cilët nuk ndjeheshin mirë. Këtu u krjua dhe imazhi më i shëmtuar që kam prej të djeshmes.Turma e njerëze që kërkonin të merrnin nje pjesë nga triumfi i të qenurit në një ngjarje të rëndë.Nuk u krijua kaos në ambjentet e shkollës më shumë se sa u krijua në ambientin jashtë saj.Nuk e di se cfarë kërkonin më shumë prej stafit,pasi ishin ata që e kishin ruajtur qetësinë ,ishin ata që kishin bëre “evakuimin ” e nxënësve dhe ishin ata që po i shoqëronin në spitale,por këto sjanë cështje që mund ti zgjidh unë.Kalimtarë ,që ndalonin dhe flimonin duke injoruar atë që kishte ndodhur.Njerëz qe thoshin “Shpejt!Shpejt I ra të fikët!Bëji video!”, “Lëri ,lëri këta ,po shpejt te spitali ku vajtën të tjerët.” E ju ftoj te shihni filmimet.Nuk do shihni asgje me shume se stafin duke mbajtur ne krahe nxenes drejt ambulances. Gjithcka mori përmasa jashtë reales.

Kisha krijuar një imazh krejt tjetër për lajmin deri në momëntin që ndodhi kjo situatë.Ishin mjekët dhe shoferët e ambulancace që mundoheshin të canin turmat me kamera e mikrofona .Të gjithë kërkonin një copë nga ai moment.Jo për të ndihmuar ,por për të shitur e blerë.Merreshin në telefona nxënës ku i premtonin favore në këmbim të emrit të një mësuesi.Pavarësisht kësaj ,momenti që unë jam ndjerë më shumë i turpëruar ishte kur një zotëri – pasi vetëm si gazetar;përcjellës i së vërtetës nuk ishte- ulerishte ne kangjella se ishte e drejta e tij për tu informuar. Jam absolutisht dakord me të.Ai ka te drejtë të informohet. Ai ka të drejtë të dijë se ishte ai dhe të tjerë nga lloji i tij që cenuan shkollën .Ka të drejtë të dijë se unë kam të drejtën e privatësis kur kam celularin e tij para fytyrës.Ka të drejtë të dijë se kur kalonte mbi nxënës te renduar nga gjendja psikologjike ,veprimet e tij ishin cdo gje ,por vetëm njerëzore jo. Habia e atij momenti ishte edhe mania për ti vënë gishtin dikujt pa e menduar dy herë. Nuk kuptoja se përse duhet të ishte një prej anëtarëve te stafit fajtori për këtë ndodhi.Nxënësve ,midis të cilëve dhe mua , na u “kercenua ” shëndeti dhe mendoj se ky duhej të ishte prioriteti që u morr si i tillë.Nuk duhet të ishte zbardhja e ketij “krimi ndaj njerëzimit” prioritet për mësues e drejtues ne caste kur numri i të prekurve sa vinte edhe rritej.E megjithatë sërisht qarkullonin tema si “Fshehën të vërtetën!” “Stafi nuk tregon krimin”.Ju pyes tani se cila do të ishte gjëja e duhur për tu bërë ,sipas jush?Midis nxënësve ishin jo vetëm miqtë e mi por edhe të afërm.Por ,ju kërkoj ndjesë sepse ne i thyem të drejtën e informimit zotërisë se lartëpërmendur. Sot më datë 5 Mars u përsërit një situate paniku

.Këtë herë jo nga nxënësit ,por nga prindërit e tyre.Të keqinformuar dhe shqetësuar vinin të shoqëruar nga zotërinj me armën e së vërtetës-kamera e mikrofonë.Ata kishin gjithë të drejtën e mundshme.Ishin të shqetësuar për femijët e tyre dhe ndjenja mundi arsyen dhe gjykimin.Edhe pseudogazetarët që i shoqëronin kishin të drejtë ,pasi po bënin detyrën e tyre…punen e tyre. I vetmi që nuk kishte te drejtë isha unë .Nxënësi.E për këtë ju kërkojë falje. Më falni që po kërkoj të zhvillojë mësim në një moment ku ju punoni! Më falni që cohem cdo ditë me dëshirën për tu arsimuar !Më falni dhe që mësoje kur ju më cënoni arsimin!Por mbi të gjitha më falni që rri duar kryq kur ju cënoni të drejtën kushtetuese për tu arsimuar për herë të dytë! …Cdo formë pushteti ka peshën në këtë rast ,por mbi të gjitha peshën më të madhe e ka pushteti i katërt. Dhe faleminderit që më dhatë një shuplakë realiteti!

Me respekt, nxënës i shkollës “Janaq Kilica”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME