Categories Lajme

Haxhi Shala pas shkarkimit të djalit të tij: Fundërrinat janë ngjitur në kulmin e shtetit

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala ka reaguar pas vendimit të presidentes në detyrë Vjosa Osmani për shkarkimin e katër konsujve, në mesin e të cilëve është edhe djali i tij Flakron Shala i cili ishte emëruar Konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë. Shala përmes një postimi në Facebook duke i uruar djalit të tij ditëlindjen, tërthorazi ka përmendur edhe vendimin e Osmanit për shkarkim, duke e quajtur këtë të fundit fundërrinë ani pse emrin nuk ia përmendi. “Flakron biri im kur ti linde para 25 vite unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe. Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundërrinat e ngjitura në kulmin e shtetit. Flakron flakro kudo qe je me dashurinë për atdheun tonë Kosovën! Urime ditëlindja”, shkruan Shala./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME