Categories Lajme

“Mos ejani vonë në spitale”/ Manastirliu thirrje qytetarëve: Mos dëgjoni ata që thonë se nuk ka shtretër

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u bëri thirrje qytetarëve që të mos shkojnë vonë në spitale. “Ne e kemi ndërtuar sistemin e Urgjencës Kombëtare falë vizionit të Ramës dhe punës së kolegut Beqja dhe falë punës së të gjithëve sot. Ne jemi të vetëdijshëm që ka ende shumë vend për përmirësim. Sipas planit të vjeshtë-dimrit filluam paketën e rimbursimit.

Mos ejani vonë në spitale! Mos dëgjoni ata që flasin e thonë që mjekët nuk shërbejnë, që nuk ka shtretër. Nuk e bëjnë për ju, e bëjnë për hallin e pushtetit të tyre.  Kanë hallet e bizneseve të tyre.  Nuk janë kujdesur për ju atëherë kur ju dha mundësia dhe e lanë shëndetësinë në gërmadhë.  E lanë shëndetësinë të vuante si një kufomë, është koha të besojmë ekspertët në këtë betejë të vështirë. Solidaritet na duhet në këto momente”, tha ministrja Manastirliu. Më tej, Manastirliu shtoi se në dhjetor pritet përfshirjen e testeve të shpejta të antigenit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME