Categories Sport

“Hazard është në nivelin e Messit”

Ish-portieri Hugo Gatti e analizoi kthimin e futbollit në La Liga dhe i befasoi shumë tifozë duke e krahasuar Eden Hazardin e Real Madridit me Lionel Messin e Barcelonës.

Vendimi për rinisjen e La Ligës këtë muaj ka bërë që futbolli të kthehet si njëra ndër temat më të diskutuara në Spanjë, transmeton Gazeta Express. Ish-portieri argjentinas, Hugo Gatti, i ftuar në emisionin spanjoll ‘El Chiringuito’ tha se Eden Hazard është në nivelin e bashkëkombësit të tij, Lionel Messit.

“Nëse Hazard s’ka lëndime, si gjatë Kupës së Botës, ai është në nivelin e Messit. Ata të dy janë talente të mrekullueshme. Vetëm koha do të tregojë nëse Hazardi është kaq i mirë sa duket tani”, ka thënë Gatti, i cili së fundi ishte infektuar me koronavirus, ndërsa më parë i kishte mbijetuar kancerit. Kur u pyet se çfarë ndikimi mund të ketë Hazardi në të ardhmen e Real Madridit, Gatti tha: “Këtë vit do ta shihni. Fakti është se ai ishte absolutisht më i mirë gjatë Kupës së Botës”.

Përderisa Gatti beson se Hazard do të jetë një armë e fuqishme për synimet e Real Madridit për këtë sezon, ai insiston se “La Liga nuk fitohet nga një lojtar, por nga e gjithë skuadra”.Hazardi s’ka arritur të kontribuojë aq sa do të kishte dashur që nga ardhja e tij në Santiago Bernabeu gjatë verës së kaluar nga Chelsea, pasi që është dëmtuar nga lëndimet e shumta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME