Categories Showbiz

Heidi lë shtëpinë për intervistë te “Ftesë në 5”: Dasma ishte simbolike, me prindërit e Romeos nuk jetoj…

Heidi Baci la sot shtëpinë për pak minuta, për të dhënë një intervistë ekskluzive në “Ftesë në 5”, surprizë që e përfitoi pas shtypjes së pulsantit.

‘Favorizimin’ për të dalë nga shtëpia e për tu rikthyer sërish, Heidi e fitoi pasi shtypi pulsantin e kuq e para. Në intervistën me Bieta Sulo, Heidi foli ndër të tjera për dasmën me Romeon, por edhe lojën brenda shtëpisë së Big Brother.

E pyetur se kë ka më afër zemrës përveç Romeos, përgjigjja e Heidit ishte Juli. Ajo tha se ai i duket i drejtë, ndërsa shtoi se ka ndryshuar mendim edhe për Rozën.

Juli më duket i drejtë. Kam ndryshuar ide edhe për Rozën, gjëra po ndryshojnë çdo minutë. Të shohim çfarë do të ndodhë. Ju dua shumë të gjithëve”-tha Heidi në fund të intervistës.

E pyetur nga Bieta Sulo nëse do të jetojë me prindërit e Romeos pasi të dalë nga “Big Brother VIP”, banorja tha se “duhen para ca gjëra jashtë”.

“Jo, këtë jo. Okej, ishte dasmë simbolike, por janë ca gjëra që duhen parë edhe jashtë. Jeta ime është shumë ndryshe, ca gjëra duhen parë. Por, ne nuk luajmë. Nuk është në qëllim tona”. Nërsa për prindërit e saj, modelja u shpreh e bindur se ata e mbështesin në zgjedhjet e saj.

“Ata duan që unë të jem e lumtur. E dinë që jam një gocë me këmbë në tokë, por më mbështesin në gjërat e mia personale”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët…

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka ndodhur një debat i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME