Categories Lajme

Helmim masiv në Krujë, mbi 50 qytetarë përfundojnë në spital

Mbi 50 persona, kryesisht mosha të reja janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Krujës me diarre dhe të vjella. Mësohet se pesë prej tyre janë në gjendje më të rënduar dhe ndodhen të shtruar, ndërsa të tjerët kanë marrë ndihmën e parë dhe janë dërguar në shtëpi. Banorët e alarmuar dyshojnë se janë helmuar nga uji i pijshëm. Ndërkohë, për të zbuluar nëse shkak për helmimet është bërë apo ju uji i pijshëm, epidemiologët e Krujës kanë ndërguar në ISHP mostra në Tiranë për t’u kryer analizat bakteriologjike.
Të sëmurët janë të moshave të ndryshme, duke filluar nga fëmijët e deri te të moshuarit, të cilët prej më shumë se 24 orësh i drejtohen spitalit për mjekim. Duhet theksuar se qytetarët janë banorë të lagjeve të ndryshme të qytetit, gjë kjo që rrit ndjeshëm dyshimet se ata mund të jenë helmuar nga uji i rrjetit, i cili në Krujë konsumohet masivisht.
Sipas mjekëve, kemi të bëjmë me intoksikim alimentar, por origjina e tij mbetet për t’u verifikuar.
Nga ana e personelit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit, të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat vonojnë afro dy ditë.
Ndërkohë, nga ana e bashkisë dhe institucioneve të tjera nuk ka asnjë qëndrim apo lajmërim në lidhje me këtë situatë mjaft alarmante. Asnjë njoftim nuk ka që t’i paralajmeroje qytetaret qe te konsumojne ujin e rubinetit. Asnje nga perfaqesuesit e institucioneve nuk prononcohet per kete situate, por nga ana e shendetit publik na u tha qe jane ne pritje te analizave te cilat do hedhin drite mbi shkakun e kësaj situate alarmante.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME