Categories Lajme

Helmoi burrin shqiptar me bar miu, karabinierët arrestojnë 46-vjeçaren italiane

Një 46-vjeçare italiane është arrestuar nga polica këtë të diele në Itali pasi ka tentuar të helmojë burrin e saj shqiptar me bar miu.

Dyshimet e autoriteteve erdhën pas raportimeve nga mjekët që kishin vizituar 54-vjeçarin shqiptar i cili ishte shtruar disa herë në spital, me simptoma që përputheshin me helmimin nga bari i miut.

Insitituti i mjekësisë ligjore e konfirmoi më pas rastin nëpërmjet ekzaminimit klinik, ku konstatuan elementë kimikë në gjakun e shqiptarit, të cilët përdoren në helmet e minjve.
Mjektë kuptuan se 54-vjeçari me origjinë shqiptare kishte marrë doza të substancave vdekjeprurëse sa herë kishte ardhur në spital.

Pas hetimeve të karabinierëve, efektivët kryen një kontroll fizik në shtëpinë e shqiptarit, ku gjetën një shiringë e cila ishte e mbushur me një substancë të panjohur që më pas rezultoi vdekjeprurëse nga ekspertiza. Policia arrestoi gruan 46-vjeçare të shqiptarit si të dyshuarën kryesore për këtë ngjarje.

Asaj iu dha masa e sigurisë arrest shtëpie ndërkohë 54-vjeçari shqiptari mori trajtimin e duhur nga mjekët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME