Categories Lajme

“I mir o? Se na flliq te njerëzit”, zbulohen përgjimet e grupit që u arrestua për trafik droge në Elbasan

Zbardhen disa nga përgjimet që çuan në pranga 45 persona në Elbasan në kuadër të operacionit antidrogë “Rrjeti”, i cili u finalizua dy ditë më parë.

Në përgjimet e zbardhura nga dosja hetimore e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”, rezulton se personi i infiltruar dhe i identifikuar  me simbolin “K” dhe Edor Hasanllari me simbolin “E”, dyshohet se komunikojnë për shitje të lëndëve narkotike, ku flitet dhe sasia në gramë dhe çmimi që do paguhej.

Pjesë nga përgjimet:

K- Me sa do i lesh he, po t’marr 3.

E- 75 (shtatëdhjetë e pesë).

K- Sa duhet të marr unë që ta ulësh

E-  Fol me qorrin e burr.

***

Nga transkriptimi i përgjimit ambiental personi i autorizuar me simbolin “K” dhe Ledi Nergjoni me simbolin “L”, dyshohet se kemi të bëjmë me shitje të lëndëve narkotike, ku ndër të tjera transkriptohet:

K- O frate do marr içik t’bardh dhe içik t’kuqe.

L- T’bardh dhe t’kuqe.

Më dt. 15.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : I Mir a e?

Shtetasi Gravosh Berati i identifikuar me simbolin “G”: Harroje, shife vetëm provoje, mo i fut shumë sot në bidon, se kshu e ke super.

K: E po t’marr 1 pesçe unë sa ma len?

G: Ça me lan lali edhe un ça fitoj unë e marr kështu, unë jam puntori.

K: Po mir o la mir

G: Po deshe të flas me ata t’marrësh 1 pesçeke ai pronari.  K

: Del për bidon me i fjal.

G: I q* motrën mo lal.

Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambjental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti I autorizuar I identifikuar me simbolin “K” : A ban për bidon?  Shtetasi Aldo Gjeli I identifikuar me simbolin “A”: Peurane e pastër, Peruane e pastër qysh s’ban për bidon kjo?  K: I mir o, se na flliq tek njerëzit?  A: Po ku ke pir ndonjëher kështu ti.  K: Okey

Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti I autorizuar I identifikuar me simbolin “K” :   Shtetasi Leonard Tola i identifikuar me simbolin “L”: Ça të duhet?

K: Na….

L: E ç’a t’baj me kët? I T’vogël?

K: E vlla gjysëm sa I bie….

L: Okey.

K: Hë do të ulem mrena unë?

L: Rri içik jasht.

Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : Hë rri aty rri, e, hë se s’ka gjë? Shtetasi Leonard Tola i identifikuar me simbolin “L”: E, s’kam kusur unë e?

K: S’ka gjo e lal ça kusuri po hë.

L: Si e s’presin e kuptoni ça po baj unë.

K: Ika hajt.

Më dt. 13.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti I autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : Na, po ke t’më kthesh ti mu kusur? Shtetasi Mariglen Hida i identifikuar me simbolin “M”: Sa di o la?

K: I gjysëm.

M: I gjysëm?

K: Ee.

M: Unë do të jap izet e la.

K: N’rregull ok hajt.

M: Sot do marr për ato se s’jan për ty ato e la.

K: Ee mir.

M: Sa tmarr izet.

K: Po ai s’dilte o bab për vidon.

M: Ee po s’është ajo për bidon, kjo është e mirë për me hunë.

K: E mir po na shif na gjej na nji për bidon e vlla.

M: Kto I pata të funit unë e la.

K: Po mir po ti marr unë të gjitha kto pra vari k****hajt.

M: Nga ota pesë.

K: Okey hajt.

Më dt. 12.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambjental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti I autorizuar I identifikuar me simbolin “K”: Ee bjer ja 4 qese mu nga ato të m’dhajat?Po të bardha ka?  Shtetasi Rudolf Korumi I identifikuar me simbolin “R”: Jo s’kam qese unë, s’punoj me qese.

K:Po t’bardhë e, t’merrja I gjysëm lali ke ti?

R: Jo.

K: N’rregull je e la.

R: M’rregull vetëm hidhe paketën.

K: e emir hajt, I ke fut ktu gjith me një fjal.

R: I kam fut po hidh paketën se mos…hidhe paketën.

K: Po e hedh unë e paketën po a I ke fut ktu gjith me I fjal.

R: Aty t’gjitha.

K: Hajt.

*** Më dt. 26.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambjental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K”  dhe shtetasi Oltjon Çela I identifikuar me simbolin “O”: Ke dy pikë katër pa qese

K: Po qe I mirë këtu më ke.

O: Do të rregulloj herë tjetër, k’të e ke gurë o lale prandaj ta dhashë se s’doja të jepja pluhur

K: Jo re ça fallco, ke 6 ashtu e?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacion në Sarandë, lëvizte i armatosur në qytet, prangoset 30-vjeçari nga Vlora

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ambasadori i SHBA-së në NATO vizitë në Shqipëri, ambasada amerikane në Tiranë: Vlerësojmë dhe mbrojmë vlerat tona të përbashkëta

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka mirëpritur Ambasadorint e SHBA-së në NATO, Matthew…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Qeveria miraton masën e indeksimit për pensionet, ja si do të llogaritet

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve në vlerën 6.4 përqind. Vendimi aplikohet për llogaritjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandal \ “Qenef, hale pa dyer, gjarpërinj, na hoqën mendjen!”/ Korreshi denoncon gjendjen e shkollave në Lushnjë: Kjo është situata me të cilën përballen kalamajtë!

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen alarmante të shkollave në fshatrat e Lushnjës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME