Categories Lajme

Agjenti i infiltruar zbuloi trafikantët e ‘Rrjetit’: Shpërndanin drogë me shishe uji

Report Tv ka siguruar një pjesë të dosjes të operacionit ‘Rrjeti’ që tregon se si u zbuluan 8 persona si të përfshirë në grupet kriminale që merreshin me trafik droge në zona të ndryshme të Elbasanit. Ata shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis që e përpunonin dhe e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje.

Mes 52 personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale janë Igli Merko, Denis Darzeza, Ahmet Kushi, Gavrosh Berati, Florenc Demiri, Arsen Vishkulli, Erist Skilja dhe Emirjan Dinja.

Ishte agjenti i autorizuar me simbolin ‘K’ që blinte drogë dhe zbulonte se si e kryenin shitjen e lëndëve narkotike. Fillimisht bleu 2 qese kokainë me 10 maj nga Igli Merko.

Sipas dosjes të siguruar nga Report Tv, agjenti i autorizuar ndaloi para një bar-kafe rreth orës 19:30 në rrugën ‘Belul Berisha’, ku u afrua një automjet tip Audi që drejtohej nga Igli Merko. Pas bisedës u futën në një rrugicë ku agjenti e priti dhe për 3 minuta, Igli Merko doli nga dersa e një banese dhe i dha diçka në dorë. Agjenti u largua ndërsa Igli Merko u fut në automjet.

Më pas më 31 maj, agjenti i autorizuar u takua me një tjetër person të përfshirë në këtë veprimtari, Denis Darzeza. Të dy u takuan në orën 21:30 në afërsi të kryqëzimit të rrugëve ‘Jordan Misja’ dhe pasi biseduan pak, Denisi i dha në dorë diçka agjentit të autorizuar dhe u largua. Agjenti e dorëzoi në polici dhe rezultoi të ishte shishe plastike uji me mbishkrimin ‘Spring’ e mbushur me sasi të lëngshme e cila dyshohet të jetë metadon.

Ndërsa Ahmet Kushi merrej me shitjen e heroinës. Agjenti i autorizuar u takua me të në orën 11:40 të datës 2 qershor pranë pallatit që njihet me emrin ‘pallati kinez’, zonë ku vepronte Kushi për të marrë sasinë e heroinës.

Gavrosh Berati kryente veprimtarinë kriminale nga banesa e tij dhe gjatë gjithë kohës ka biseduar me agjentin e autorizuar nga brenda shtëpisë. Takimi i tyre është bërë në orën 17:30 në shesh parkimin e pallatit ku mori një qese me kokainë.

Me Emiljan Dinjën, agjenti është takuar 2 herë më 31 maj. Herën e dytë, Dinja i dha kokainë që e kishte mbështjellë me letër si ajo e paketave të cigareve.

Edhe me Florenc Demirin u takua me 31 maj pranë një bar kafe rreth orës 13:00. Demiri i dha diçka agjentit që e kishte fshehur te qepeni i ngritur i lokalit. BNrenda ishin 2 qese me kokainë që ishin mbyullur me përdredhje dhe djegie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME