Categories Lajme

Manastirliu: Realizohet procedure e re për foshnjat prematurë në maternitetin “Koço Gliozheni”

Për herë të parë në Shërbimin e Neonatologjisë pranë SUOGJ” Koço Gliozheni” u aplikua vendosja e një linje venoze nga vena periferike deri në afërsi të hyrjes në zemër. Kjo procedurë e aplikuar për bebin Roden, i lindur në peshë të vogël dhe parakohe është e rëndësishme pasi ndihmon në marrjen e të gjitha mjekimeve dhe ushqyerjes parenterale, për ecurinë e rritjes së fëmijës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtëse Sociale, Ogerta Manastirliu nëpërmjet postimit në Facebook ka dhënë lajmin e mirë që i shpëtoi jetën Rodenit të vogël.

Postimi i plotë në Facebook i Ministres Ogerta Manastirliu:

“LajmiMirë Për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” u aplikua një procedurë e re, vendosja e një linje venoze nga vena periferike, deri në afërsi të hyrjes në zemër (long line), duke i mundësuar Rodenit të ardhur në jetë prematur, me një peshë shumë të vogël, të rikuperojë shpejt, duke e fituar betejën për jetën

Falë procedurës së re të aplikuar nga stafi i trajnuar i Shërbimit të Neonatologjisë në bashkëpunim me   Spitalin Universitar ‘Saint Luc’ në Bruksel, Rodeni ka dalë nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore

*Nga procedura e re që po aplikohet, arrihet marrja e te gjitha mjekimeve dhe ushqyerjes parenterale, shmangen procedurat e shpeshta infermierore tek bebet, duke ndikuar kështu në parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve, si dhe u mundësohet fëmijëve të lindur para kohe, një rikuperim më i shpejtë dhe i sigurt”, shkruan Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME