Categories Sport

Helsinki, Tifozët shqiptarë…

Mediat serbe janë ankuar se disa tifozë shqiptarë e kanë ofenduar klubin serb Crvena Zvezda para ndeshjes kundër HJK-së, në Ligën e Kampionëve në Helsinki.

HJK-ja e mposhti Zvezdën 2:1 në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve të mërkurën, por klubi serb kalon në rundin e tretë me rezultat të përgjithshëm 3:2 falë fitores 2:0 në shtëpi në ndeshjen e parë, raporton Gazeta Express. Megjithatë, në Serbi ankohen se gjashtë tifozë shqiptarë, të mbështjellë me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë, ua kishin prishur atyre qetësinë dhe e kishin ofenduar Zvezdën para fillimit të këtij takimi. Gazeta serbe Kurir e ka publikuar një video ku shihet tifozët shqiptarët duke brohoritur gjoja “bij bushtrash. Çetnikë”.

Në video ata nuk dëgjohen qartë dhe nuk dihen se çfarë brohorisnin, megjithatë. Pas ankesave të gazetarit të Kurir, ata janë zhvendosur në një tribunë tjetër nga sigurimi në stadiumin e Helsinkit.

Kjo ngjarje vjen një jave pasi tashmë ish-trajneri dhe disa futbollistë serbë nuk u paraqiten për Slovan Bratislavën kundër Feronikelit me kërkesë të Qeverisë së Serbisë dhe në stadiumin e klubit sllovak u dëgjuan thirrje politike dhe nacionaliste kundër Kosovës të orkestruara nga tifozët serbë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME