Categories Sport

Rikthehet Shaqiri, Liverpooli e rigjen formën

Liverpooli e mbylli fazën përgatitore parasezonale me një fitore të lehtë 3:1 kundër Lyonit në Gjenevë, në një takim miqësor në të cilën Xherdan Shaqiri bashkë me Roberto Firmino, Mohamed Salah dhe Alisson Becker u rikthyen. Pas plot katër ndeshjeve pa fitore në miqësoret parasezonale, kalimi në Alpe të Zvicrës dhe rikthimi i lojtarëve kryesorë bëri që skuadra e Jurgen Klopp të bëjë një paraqitje sic dinë ta bëjnë të kuqtë.

Anësori i Zvicrës me prejardhje shqiptare, Shaqiri u paraqit gjysmë ore në këtë takim, i pari për të në fushatën parasezonale pas lëndimit që e kishte pësuar mu në fillim të nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri. Por, Shaqiri është kthyer në kohë për skuadrën e Jurgen Kloppit, e cila pas dy javësh e nis sezonin e ri 2019/20 në Premierligë. Edhe pse Lyon befasoi duke kaluar në epërsi përmes Memphis Deplay në minutën e 4-të të takimit, i cili shënoi nga penalltia, Liverpooli u këndell shpejt dhe fitoi lehtësisht. Firmino shënoi për 1:1 në minutën e 17-të, para se Andersen të shënonte në portën e vet katër minuta më vonë për epërsinë në të kuqve.

Talenti Harry Wilson bëri golin e ndeshjes në minutën e 53-të, kur shënoi nga largësia për të dyfishuar epërsinë. Të dielën, Liverpooli do të luajë kundër Manchester City në Community Shield, ndeshjen e parë garuese këtë sezon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME