Mbrojtësi shqiptar fiton titullin me Riga FC Herdi Premga është shpallur kampion i Letonisë me Rigën kur kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur. Mbrojtësi i cili ka luajtur edhe me Kombëtaren, festoi suksesin e parë në kampionatin e vendit ballatik ku u transferua në fillim të këtij viti. Herdi Prenga shënoi edhe një gol këtë sezon me Rigën. Ai është shqiptari i dytë që fiton titullin kampion në Letoni pas Ndue Mujecit me Ventspils në 2014.