Categories Lajme

Heroi i panjohur u hodh nga 25 metra lart në ujë dhe shpëtoi foshnjën që ra nga makina

Vajza 23-muajshe e cila rrëshqiti nga një makinë dhe ra në ujë nga një urë mbi 25 m e lartë të dielën, pas një përplasjeje të shumë automjeteve në Ocean City, Maryland,  është shpëtuar nga mbytja nga një hero i heshtur,  i cili u hodh në ujë për të shpëtuar fëmijën.

Zjarrfikësi Ryan Whitington tha se personi që shpëtoi vogëlushen vendosi të mbetej i panjohur publikisht dhe të gjithë I drejtohen atij si heroi i përulur.

Burri po ngiste makinën mbi urë kur edhe dhe makina e tij u përfshi në aksident deklarojnë autoritetet. E ndërkohë që të gjithë po tregonin me gisht poshtë Gjirit Assawoman kur ai pa vajzën të shtrirë në ujë, me fytyrë poshtë.

 “Ai menjëherë u hodh në veprim”, tha zjarrfikësi duke shtuar se uji në atë zonë është rreth 5 metra i thellë dhe kërcimi ishte nga më shumë se 25 metra lart. “Ai shpëtoi një fëmijë 23 muajsh. Nuk ka asnjë dyshim në mendjen tonë se nëse ai nuk do të kishte bërë atë që bëri, sot do të kishim një titull ndryshe të kësaj historie,” tha Whitington.

Vajza dhe ai u shpëtuan nga anije në gji deklaruan mediat. Aksidenti në të cilën u përshinë disa dhe përfunduar të p lagosur tetë persona, ngjalli panik tek qytetarët.  Shtatë persona u dërguan në spitalet lokale ndërsa fëmija u dërgua me helikopter në Spitalin e Fëmijëve Johns Hopkins.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME