Categories Lajme

Heronjtë e heshtur, njihuni me mjekët që u erdhën në ndihmë të mbijetuarve të tërmeti: Jeta mbizotëron mbi gjithçka

Nga radhët e heronjve për tërmetin e 26- nëntorit, padyshim që një rol të veçantë luajtën mjekët e urgjencave në zonat më të prekura. Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë edhe një video ku mjekët-heronj flasin dhe rrëfejnë eksperiencat e tyre më tërmetin.Infermier Erlind Musta rrëfen se telefonatën e parë e mori nga Thumana ku u njoftua se një pallat ishte rrëzuar.

“Telefonatat e para i mora nga zona e Thumanës. Një person në zonë na njoftoi për shembjen e një pallati. ” tha ai.

Ndërkohë Dr. Erald Xhelili tregon se për pak momente pas tërmetit vërshoi një lum telefonatash nga Durrësi e Thumana.

“Kishte një lum telefonatash, 100-200 . Na vinin për pallate të shembur në Thumanë dikush tjetër pallat në Durrës një 6 katësh thonin.” tha Dr Xhalili.

Tek pallati 6 katësh brenda dëgjohej një zë. herë pas here stafi kishte nevojë të futek brenda rreth 5 metra. Kishte nevojë për oksigjen e likide. ” tha Dr. Juna Hitaj.

Ndërkohë Dr , Alisa Dudumi tregon se si i erdhën në ndihmë një zonje në Thumanë.

“Patëm shansin që në Thumanë të merrnim një zonjë rreth të 30 në shenja jete.” tha ajo.

Ndër të tjerë Dr. Eraldo Kushta deklaron: Në momentin që mbërritëm atje dëgjonim njerëz që ulërisnin. Pamë një vilë katër kate në grumbuj materialesh.

“Në një nga grupet që punuam tek Ish këneta dëgjonim njerëz poshtë rrënojave kërkesën për ndihmë të 17-vjeçarit. Që për fat të mirë mundëm ta shpëtonim dhe e sollëm tek Trauma. Momenti i daljes së tij është jeta që fiton çdo gjë.” tha Dr Skënder Brataj.

Tërmeti i 26-nëntorit la pas 51-viktima, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën. Po kështu mijëra familje kanë mbetur pa banesa për shkak të demtimeve të rënda që kanë pësuar nga lëkundjet sizmike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME