Categories Lajme

Heshti ndaj veprimit të Ardi Veliut, deputetja mjaftohet me falje: Nuk u ndjemë mirë!

Ditën e djeshme, Drejtori i policisë së Shtetit, Ardi Veliu, shantazhoi përmes një videokonference nënën e djalit 15-vjeçar që policia e tij dhunoi para pak ditësh pranë Liqenit Artificial. Ai tregoi një video të saj ku shfaqej me një pistoletë në dorë, teksa xhironte një film. Veliu e përdori këtë video për të justifikuar dhunën e policisë, duke treguar edukatën e familjes nga vjen adoleshenti. Kjo ishte e turpshme duke treguar edhe një herë llumin e madh që drejton policinë.

Gjatë bisedës online të skandalit ishin prezentë edhe disa deputete femra nga radhët e PS, ndër to Elona Gjebrea, Ermonela Felaj, Antoneta Dhima dhe Elena Xhina. Nëna, të cilat heshtën ndaj paturpësisë më të madhe të shënuar ndonjëherë në radhë drejtuesish të Policisë.

Pas gati 24 orësh, lidhur me këtë veprim skandaloz ka reaguar deputetja Elena Xhina. Edhe pse tashmë nuk ka aspak rëndësi, deputetja përpiqet të justifikohet vetëm me faktin që nuk u ndjenë mirë. Ajo gjithashtu kërkon falje nënës së djalit që nuk reagoi. Megjithatë, në asnjë pjesë të shkrimit, Xhina nuk kërkon dorëheqjen e Ardi Veliut.

Postimi i plotë:

Që prej të djeshmes në rrjete sociale zien diskutimi në lidhje me videon e publikuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë. Që prej të djeshmes, kërkohet të dihet pse heshtëm ne gratë e pranishme në komision dhe unë dua të shkruaj vetëm pak rreshta për të thënë diçka më të vlerë se rreshtat… “Kur mendja është në situatë të vështirë flet më mirë ai që hesht më mirë ” është një thënie e Pedro Calderon De La Barca…

Po, pikërisht mendja ime por besoj dhe e kolegeve të mia u ndodh në situatë të vështirë…. Askush nga ne nuk komentoi, nuk interpretoi dhe as diskutoi në ato çaste mbi pamjet që u shfaqën, për t’ia lënë një momenti të dytë, më të qetë dhe ndoshta dhe më të kuptueshëm…nuk është se kuptuam shumë se çfarë po ndodhte aty…. U ndodhëm në situatë të vështirë dhe heshtëm… Nga ana tjetër, lidhur me çfarë deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, fjala ishte e tij dhe sqarimi duhet të ishte patjetër i tij, ashtu siç në fakt ai veproi me deklaratën e tij për shtyp. Zot i fjalës është ai që e thotë dhe vetëm ai ka të drejtë ta sqarojë.

Unë personalisht i kërkoj ndjesë publike Zonjës që shfaqej në video për faktin që isha prezente dhe që nuk reagova në atë moment, por dua të t’ju them me siguri se as unë e as koleget e mia nuk u ndjemë mirë. Kam lexuar në rrjete sociale komente fyese nga më të ndryshmet…disa dhe në inboxin tim…shoqëri që për të mbrojtur një grua shan e ofendon në të gjitha format gra të tjera…kjo është shoqëria jonë, por gjithsesi vlerësime për të gjithë që reagojnë për të drejtat ….E di mendimin që pason… je përfaqësuese e popullit duhet të japësh llogari…po patjetër në çdo kohë por fyerjet dhe ofendimet bien njëjtë mbi të gjithë, dhembin njësoj….

Dikush më pyeste a ke fëmijë, në një shkrim na etiketonin deputetet nëna…po kemi fëmijë, jemi nëna, si një pjesë e madhe prej jush … Po jam nënë prandaj e pyeta Drejtorin lidhur me dhūnën e ushtruar mbi djalin e mitur… Dua ta mbyll me një thënie të Luigi Pirandello : “Një fakt është si një thes – nuk do të ngrihet nëse është i zbrazët. Për ta bërë atë të ngrihet, së pari duhet të vendosni në të të gjitha arsyet dhe ndjenjat që çuan atë në atë gjendje”….

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME