Categories Lajme

Verifikim i pasurive të dy ish-deputetëve

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të kryejë verifimin e pasurisë për të gjithë personat të arrestuar në kuadër të procedimit “Vol-vo 4”. Nga ky verifikim nuk shpëtojnë as ish-Drejtori i Burgjeve Arben Çuko dhe ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka.

Dy ish-deputetët Arben Çuko dhe Arben Ndoka, do ti nënshtrohen hetimit pasuror në bazë të ligjit antimafia së bashku më të pandehurit e tjerë te arrestuar në operacionin e fundit “Vol-vo 4”.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë me dije se pas masës së sigurisë, hetuesit do të nisin verifikimin e plotë ku do të përfshihet dhe rrethi i tyre familjar.

Ndaj dy ish-ligjvënësve rëndon akuza e kryrjes së veprimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Të gjitha bankave të nivelit të dytë, zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme por edhe jashtë Shqipërisë, do tu kërkohet informacion në lidhje me pasuritë e tyre nën dyshimin se ato mund të jenë vendosur nga aktivitete kriminale

Një ditë më parë gjykata vendosi të ndryshojë masën për 10 nga të arrestuarit, 2 prej të cilëve do të jenë në “detyrim paraqitje”.

Në kërkim janë edhe 10 persona të tjerë për të cilët gjykata ka vendosur masat “arrest me burg” në mungesë.

Në qeli kanë mbetur 24 të ndaluar ndërsa dhe sot u mor masa e “arrestit me burg” dhe për dy të ndaluar të tjerë.

Prokurorisë së Krimeve të Rënda pritet ti bashkangjiten edhe të pandehurit e akuzuar për laboratorin e drogës në Has si procedim i lidhur me të arrestuarit e tjerë në Shijak, Tiranë, Durrës e Delvinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME