Categories Lifestyle

“Hilet” që bëjnë dyqanet për t’ju nxitur të blini më shumë produkte

Mënyrat se si një supermarket përfiton sa më shumë para dhe klientë është e ndryshme. Ju jeni me nxitim dhe me patjetër duhet të shkoni shpejt në shtëpi. Por ju duhet të blini vezë dhe qumësht. Kontrolloni aq shumë sa i shihni që janë të fshehura në një cep në fund të dyqanit.

Të gjithë mendojmë me vete: sa kaotike është të gjesh gjërat që dëshiron në një supermarket. Mirëpo, ju sigurojmë se asgjë nuk është kaotike. Është thjesht një strategji e mirëmenduar për të rritur shitjet. Zbuloni disa nga “hilet”interesante që përdorin supermaketet për të rritur shitjet e tyre:

I ngatërrojnë klientët me qëllim

A keni menduar ndonjëherë pse artikujt që blihen zakonisht së bashku nuk vendosen pranë njëri-tjetrit? Kjo për shkak se supermarketet duan që ju të shëtisni nëpër dyqan me shpresën se do të bëni ndonjë blerje impulsive.

Artikujt me fitim të lartë vendosen në nivelin e syve

Dyqanet vendosin produktet e shtrenjta në lartësi, ku syri i shikon me lehtësi. Dhe anasjelltas, ata i vendosin produktet e lira në vende më pak të dukshme.

Karrocat e blerjeve janë të mëdha për një arsye

Një studim zbuloi se dyfishimi i madhësisë së karrocës së blerjeve rezultoi, që klientët të blinin 40% më shumë. Kjo është arsyeja pse me kalimin e viteve, përmasat e tyre janë rritur.

Muzika ndikon në blerje

Një studim i fundit zbuloi se muzika e këndshme në sfond rrit shanset që një blerës të kalojë më shumë kohë dhe të shpenzojë më shumë para në dyqan. Supermarketet gjithashtu preferojnë muzikë të lehtë në mënyrë që t’i qetësojnë klientët. Studimet zbuluan se muzika me një ritëm të ngadaltë i bëri klientët të blejnë 29% më shumë.

Vendosja e produkteve të qumështit dhe vezëve larg hyrjes

Qumështi dhe vezët gjenden gjithmonë larg hyrjes së dyqanit. Kjo strategji është e menduar mirë: pasi ju duke kërkuar qumështin dhe vezët që mund t’i blini përditë shikoni edhe gjëra të tjera të cilat mund t’ju “ngacmojnë” për t’i blerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME