Categories Lajme

Hiqet aboneja e përgjithshme për 3 muaj, arsyet e vendimit

Nga 1 qershori rikthehet shërbimi urban me kapacitet të plotë, teksa Bashkia e Tiranës do të riorganizojë shërbimin e transportit publik, që nga itinerari, frekuencat e lëvizjes, kushtet e shërbimit e të tjera. Në relacionin e Këshillit Bashkiak është vendosur që për muajt qershor, korrik e gusht të hiqet aboneja e përgjithshme.

Të gjithë qytetarët me një abone 1600-lekëshe mund të udhëtonin në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit. Kurse tani për të marrë shërbim në dy linja të ndryshme nevojiten dy të tilla abone, në vlerat e 1200 lekëve, ose 40 lekë për çdo udhëtim me urbanë. Ky  vendim që pritet të marrë “OK” të hënën në Këshillin Bashkiak, në datën 31 maj, për t’u implementuar në muajt në vijim.

ARSYET E VENDIMIT: Relatorët e projektvendimit të dorëzuar për miratim në Këshill Bashkiak thonë se pandemia ka vënë në vështirësi jo pak sektorin e transportit. “Shërbimi publik eci me hapa të ngadaltë duke rritur pak nga pak kapacitetet transportuese dhe frekuencat e lëvizjes. Kjo rritje e kapaciteteve lëvizëse në transportin publik arriti deri në 60 % të niveleve të parapandemisë dhe nuk arrin edhe sot të ngrihet më shumë, pasi volumi i udhëtarëve të transportit publik ra në vlera paralele me mjetet e transportit publik në operim gjatë kësaj periudhe”.

Me hapjen e madhe të Tiranës, do të ketë edhe një ristrukturim të shërbimit, i cili do të vijë vetëm pas monitorimit të linjave nga një kompani gjermane. Për të dalë në konkluzione të sakta, sipas relacionit, do të duhet heqja e abonesë së përgjithshme. “Me qëllim përshtatjen e strukturës së udhëtimit me volumet e reja të udhëtimit si dhe vendimet që do të lidhen me itineraret e linjave; frekuencat; kushtet e shërbimit; gjatë periudhës së kryerjes së plotë të shërbimit, lind nevoja e heqjes së biletës së përdorimit mujor të përgjithshme (abone e përgjithshme), për një periudhë tremujore, pasi kjo periudhë do të shërbejë që nëpërmjet vijimit të matjeve në terren, të studiohet dhe analizohet situata me të gjithë impaktet, me qëllim ristrukturimin e linjave në itinerare, frekuenca, kushte shërbimi si dhe rishpërndarjen e volumeve të udhëtarëve”, citohet në projektvendim, i cili iu propozon 61 anëtarëve të këshillit miratimin e tij, si një shtesë në vendimin nr. 66, datë 30.12.2015, “Për indeksimin e tarifave të transportit qytetas në Bashkinë e Tiranës”.

Pas ankesave të operatorëve të transportit publike, përgjatë dhjetor 2020-janar 2021, bashkia kreu sondazhe dhe matje, të cilat konfirmuan konstatimet e hershme sa i përket uljes së volumeve të pasagjerëve në transportin publik. Ndryshe nga sektorë të tjerë që mezi prisnin hapjen në muajt pandemikë, transporti kërcënoi se do të fikte autobusët fill pasi rinisën punën, për shkak të volumit të ulët.Madje, u tregua i gatshëm t’i vërë në  dispozicion bashkisë flotën e saj dhe të pilotojë shërbimin që nuk mbulon as kostot minimale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME