Categories Lajme

Olti Curri nxjerr prapaskenat nga ‘Eurovizioni’, tregon si theu rregullat

Olti Curri është autori i tekstit të këngës së Anxhela Peristerit, e cila na përfaqësoi në ‘Eurovizion’. Olti e ka shoqëruar Anxhelën në këtë kompeticion të muzikës europiane dhe ka treguar prapaskenat e kësaj eksperience të veçantë që përjetoi. Olti Curri, thotë se rregullat anti-covid ishin strikte dhe se kontrollet ishin të vazhdueshme. Ai zbulon se doli pa leje nga hoteli për të ngrënë mish në një restorant brazilian.

Në të gjithë Holandën po të shikonin kartën që ti je pjesë e Eurovision-it, kishe një respekt të jashtëzakonshëm. Sepse të konsideronin që kishe ardhur në një event të tyrin për të sjellë muzikë. Pavarësisht se ne nuk na lanë për të dalë. Olti e bëri një gjë atje. Dola pa leje. Aty të linin në çip që të ndiqnin se ku ishe. Unë futa në një vazo që të dukesha që isha aty edhe dola dy orë. Bëra disa pazare të vogla dhe hëngra në një restorant brazilian mish. Rrezikova”, thotë Olti Curri duke qeshur.

Ai thotë se kontrollet në Roterdam ishin shumë strikte:”Për të hyrë në ambientet e Eurovisionit, që ne aty hynim çdo ditë, e qëndronim nga 12 orë aty, kontrolli ishte njësoj si në aeroport. Përveç se bënim tampon çdo ditë, tampon që të hynte nga hunda, dhe dilte nga hunda e kolegut. Sa që i thashë infermierit një moment ‘të ka humbur gjë vëlla, çfarë kërkon’?’

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME