Categories Lajme

Histori prekëse! I ati burg oset në Greqi, familja nuk e dinte ishte gjallë apo ishte larguar na jeta

Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një vajze 14-vjeçare e quajtur Eriselda. Ajo ka ardhur t’i bëjë një surprizë mamit të saj dhe t’i thotë se gjithmonë do jetë pranë saj dhe nuk do e lejë kurrë vetë. Ndër të tjera ajo rrëfeu dhe historinë e vështirë të prindërve të saj.

Eriselda: E kam pasur gjithmonë ëndërr që të vija këtu dhe t’i bëja mamit një surprizë. Jam 14 vjeç, banoj në Bathore dhe jam me origjinë nga Dibra. Ardit Gjebrea: Më trego si ka qenë njohja e mamit me babin dhe si ka qenë historia e tyre. Eriselda: Ka qenë me shkuesi. Në prag fejese babi burgoset në Greqi padrejtësisht, ku gati për një vit familja e babit dhe mami nuk e dinin fare se ishte apo jo gjallë. Pas një viti vjen lajmi që edhe i gëzoi jashtë mase por edhe që i mërziti.

Ardit Gjebrea: E kërkonit në Greqi, nuk kishte ndonjë shok. I pyesnim, thoshin është larguar, nuk e dimë ku është. Nuk e dinte askush që e kishte arrestuar policia. Eriselda: Lajmi i mirë ishte që ai ishte gjallë dhe lajmi i keq që ishte burgosur dhe dënuar me 5 vite burg. Bëri 5 vite burg dhe aty kaloi një depresion, një sëmundje që vuan dhe sot e kësaj dite dhe është i pamundur që të punojë.

Ardit Gjebrea: Kur erdhi babi nga Greqia, ishte i martuar me mamin? Eriselda: Jo, ishte në prag fejese. Ardit Gjebrea: Por mami e priti babin dhe nuk mendoi për asnjë moment ta linte babin?

Eriselda: Jo. 6 muaj pasi lindi Eriselda prindërit lëvizën nga Dibra dhe erdhën në një fshat të Tiranës, në Baldushk ku kanë jetuar për 8 vite me radhë. Për të shkuar në shkollë ajo çohej që në orën 5  sepse e kishte 1 orë e 30 minuta larg. Ajo merrte dhe dru me vete nga shtëpia që të ngroheshin në shkollë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME